E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret sot ambasadorin amerikan Arvizu

Presidenti Bamir Topi do te takohet sot me ambasadorin e ri amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu.

Ambasadori Arvizu mberriti te enjten ne Tirane ku ne nje prononcim te shkurter per shtyp theksoi se do te ecte ne hapat e ish-ambasadorit John Withers.

Ai gjithashtu vleresoi marredheniet e shkelqyera mes Shqiperise dhe SHBA-se dhe theksoi se ndihej krenar qe do te perfaqesoj diplomacine amerikane ne Shqiperi dhe u shpreh mirenjohes qe presidenti Obama i ka ngarkuar kete detyre te rendesishme.

Aleksander Arvizueshte nje diplomat karriere ne rangun e keshilltarit ministror dhe deri ne momentin e votimit si ambassador ne Shqiperi ai ka mbajtur postin e Drejtorit te Zyres se Zhvillimit te Karrieres dhe Pozitave ne Departamentin Amerikan te Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›