Topi i Arte Injesta-Ksavi ne fotofinish
Eumlshte vetem Barcelona. Pas la manita-s te stampuar ne fytyren e Realit te Madridit vjen nje tjeter triumf i blaugraneve. Topi i Arte ne fakt eshte vetem ceshtje e tyre. Trofeu prestigjioz te cilin revista France Football ndan tashme se bashku me FIFA-n do te shkoje me siguri per njerin prej lojtareve te Pep Guardioles. Te dhenat e fundit nga kjo reviste ndeshkojne Uesli Shanjderin me harrese. Interisti nuk gezon tashme lavdine e dikurshme. Per kete vit vlejne vetem tre te paret. Pjesa tjeter jane vetem detaje ceremoniale. Dhe holandezi kampion i Europes dhe i Italise me zikaltrit finalist i boterorit por humbes nuk ngjitet fare ne podin e me te mireve.
FOTOFINISHNdersa ne pod do te akomodohen Injesta Ksavi dhe me shume mundesi i zakonshmi Lionel Mesi. Nuk ka shume gjasa per mera-Vijan. Argjentinasi i cili trofeun e futi ne xhep nje vit me pare se bashku me cmimin tjeter qe nuk ekziston me nga ky vit Fifa World Player kete here do te duhet te kenaqet me duartrokitjet. Topi i Arte ne fakt sic ndodh shpesh qe nga 1998 e deri tani gjate vitit te Boterorit i jepet nje kampioni te botes. Per ta bere paksa me te thjeshte fotofinishin paksa me i favorizuar eshte Adres Iniesta i cili i dhuroi Spanjes catine e botes ndaj Ksavi Hernandezit trurit shkaterrimtar te mbrojtjeve kundershtare.
ZHGEumlNJIMIInteristi ne ditet e kaluara e kishte vene vete veten mes favoriteve duke bere te vlefshem nje kurrikulum te respektueshem si udheheqes i Interit qe fitoi Italine dhe Europen duke eliminuar edhe pse me veshtiresi ne gjysmefinalen e Champions League dhe Barcelonen. Por fantazisti ne syte e nje jurie te perbera nga gazetare trajnere dhe kapitene te kombetareve e ka paguar me cmim shtrenjte fillimin katoastrofik te sezonit.
TRESHJANdersa Spanjolli i cili tre vite me pare nuk figuronte as mes 50 te pareve dhe ne 2008 as mes 30 te pareve duelon serish me Ksavin te perfshire ne kete liste pese vite me pare dhe qe vjet i rrembeu vendin e trete ne pod per vetem 21 pike. Por goli i pare boteror ka vlere te vecante per FIFA-n e cila e organizon Kupen e Botes. Shenjterimi i treshes blaugrana eshte gjithsesi edhe pasoje e nje liste kandidatesh qe perfshinte 6 katalanas se bashku me Pujol Vija e Alvesh dhe qe ne fakt ka kurorezuar futbollin spanjoll 7 jane iberiket ne liste. Ne grupin me 23 lojtare te gjithe pjesemarres ne Boteror nuk eshte asnje italian sikurse dhe ne 2009 por ka mbetur me kembe ne toke edhe Milito protagonisti absolut i nje finaleje te Championsit me nje dopjete. Per fat te deshtimit ne boteror qe nderpreu lavdine ashtu sikurse dhe per Mesin. Gjithsesi sot France Football do te zyrtarizoje podin. Shampanja do te hapet me 10 janar ne Zyrih ne pallatin e FIFA-s kur do te zbulohet dhe klasifikimi komplet. Madje i detajuar.