E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fijeshprese

Eumlshte libri i ri i Alban Tartarit. Ai permban poezi te autorit permbledhje e 10 viteve te fundit. Ne pergjithesi trajtohet problematika e rinise shqiptare ne dekaden qe lame pas mergimi largesia nga te dashurit ndarja dashuria etj. Poezite jane botuar ne keta vjet ne te perditshme te ndryshme te Tiranes dhe Prishtines antologji poetike si dhe ne forumet letrare ne internet. Po ashtu nje pjese e tyre jane kthyer ne kenge shume te njohura nga kantautori Pirro Cako. Ne pjesen e dyte gjejme shqiperime nga poezia turke. Vijne ne gjuhen shqipe emra te njohur boterisht si Nazim Hikmet Nexhip Fazell Orhan Veli Xhan Jyxhel Sezai Karakoc e mjaft te tjere. Jane 14 poete turq te perkthyer direkt nga turqishtja. Eumlshte hera e pare qe keta emra vijne te perkthyer direkt nga gjuha turke dhe jo nga gjuhe te tjera. Poezite jane botuar me pare ne shtypin letrar te Tiranes. Libri iu prezantua lexuesit ne stenden e Shtepise Botuese Prizmi ne panairin e librit. Ai eshte redaktuar dhe mban parathenien e poetit dhe shkrimtarit Agron Tufa.

Nostalgji dhe romantike urbane

Poezite e Alban Tartarit jane te njohura prej kohesh. Ne nje menyre a ne nje tjeter poezite e tij jane bere te njohura ose nepermjet cikleve poetike ne periodike te ndryshem ose si tekste kengesh. Te mos keqkuptohemi shpesh tekstet e kengeve nuk jane kriter i

domosdoshem per reputacionin e poezise se mire. Por poezite e Tartarit bejne pjese ne ato raste fatlume kur teksti i poezise e ben kengen te pavdekshme. Tekembramja cili prej poeteve te mire qofshin dhe ata me ambicie elitare artistike nuk ka enderruar qe

poezite e tij te behen motive kengesh Qe vargjet e tij te kendohen dhe te peshperiten me vete duke shkundur e pastruar energjine e keqe Te tilla vargje fisnike e purifikuese gjen plot dhe ato mbushin me kuptim linjen muzikore te albumeve te kengetarit Pirro Cako.

Dikur ne zanafille te artit poetik fjala dhe muzika paraqisnin nje sinkretizem nje unitet artistik. Vargjet shoqeroheshin me lire se kendejmi vjen dhe emertimi - lirike. Poezite e Tartarit e kane ate dhunti fatlume ndashte shkrihen me materien muzikore pasi jane te

mbrujtura ne thelb me ritmin dhe imazhin e brendshem te perfytyrimit. Arti poetik i Tartarit vetem se e zhburgos imazhin ne nje bashkejetese te lashte fjale -muzike per ta kthyer fjalen ne origjinen e saj te pare. Por kemi te bejme tash me nje liber poetik qe e paraqet poetin para lexuesve me nje album lirikash nepermjet teksteve te shkruara ne kohe e gjendje te ndryshme. E lexova doreshkrimin e librit ngadale duke e shijuar pak nga pak bashke me perkthimet. Kane nje ndikim te menjehershem e te forte keto tekste. Materia e tyre eshte formesuar me nje thurime te holle delikate asociacionesh mendimesh perfytyrimesh ku lulet e abstraksionit shperthejne ne ajer pikerisht sepse jane teper tokesore. Vene e vijne keto thurima te holla here si te prapmet e dallgeve qe

turren te dantellta dhe shuajne shkumezimin ne breg here si herioglife te ngrohta malli te vizatuara ne qelqet e avullta. Shuhen e rizgjohen me ritmin e endrres. Kane paqartesine e mallit dhe urine per te pushtuar hapesira gjeografike por edhe per te zgjuar frymen e

Alban Tartari thellesise se enigmave tona. Konturet e botes qe vizaton e skicon

instinktivisht Tartari jane gjithmone ne transformim dhe metamorfoze. Jane ene komunikuese qe zbrazen ne njera-tjetren dhe ti ndjen si leviz teptisja e mallit dhe enderrimit. Nuk eshte nje art i thjeshte ky Instrumenti i ligjerimit poetik ecen ne dy linja paralele ne njeren linje kumbon sonoriteti muzikor me ritmet pauzat frymemarrjen diksionin intim qe eshte mistika e autorit ndersa linjen tjeter e permbush shtrirja e mendimit dhe imazhit fjala e zgjedhur sakte ndryshe - sintaksa e zhdervjellet rrjedha e tejpashme dhe paster e vegimit. Asnje artifice ne kete art pervec ujit te gjalle te poezise

Asnje shtirje asnje poze pervec sinqeritetit te pamanipulueshem pa gremca fjalesh. Une do ta percaktoja tipin e poezise se Tartarit si nje art te ngarkuar me nostalgjine e nje romantike moderne urbane me peisazhe psikologjike dhe emocionale te nje bashkekohesi une ndjehem ngrohte i peshtjelle ne kete atmosfere me trotuare

aeroporte shira dhe enderrime transhendentale per te bukuren efemeren te pakapshmen. Ne fakt ajo eshte vatra jone zjarri qe na ngroh e na ben te enderrojme se mahnia eshte dicka tokesore me te cilen kemi harruar te pershendoshemi. Ndjesia e bute e mallit per te

qene njeheresh ne zhguallin tend dhe me njerezit kadenca e bute e ritmikes dhe muzikes spontane te perkundin ne gjysme-enderritje per gjerat e dashura e te shtrenjta qe i kemi perreth por nuk shquajme nuk i prekim nuk i perjetojme si harmoni te se teres. Natyra dhe peisazhi ne sfondin urban jane aq harmonike sa te duket se i ndjen njelloj si rropullite e tua. Ky perjetim emocional dhe fiziologjik i qytetit jane vete qenia jone kontradiktore midis fluturimeve dhe renieve midis ngutjes se verber dhe mallit te befte qe na godet plot dhimbje me bukurine e ngrohte njerezore. Prandaj kete lloj muzike

qelqesh shirash kujtimesh e nostalgjie te vjen ta kendosh me ze te ulet per vete. Si peizash te brendshem te permallshem. Kjo eshte paperseritshmeria e syve te poetit menyra dhe metafizika si i sheh percepton dhe perjeton enigmat e kesaj bote nje veshtrim fisnik me sy te magjepsur qe di te te fale vetem nje zemer e paster.

Tek e fundit dhuntia e poezise kerkon pervec aftesise per te Fijeshprese

depertuar ne psikologjine e subjektit perjetues edhe nje zemer te madhe te paster dhe fisnike. Dhe kete dhunti ta fal vecse Zoti i Madh. Kur ke te besh me nje poezi te tille cdocili interpret permbahet dhe nuk vershon me fjale te teperta per te treguar erudicionin e vet i cili shpesh mbush faqet e komenteve dhe interpretimeve kryesisht per te

spekuluar me te. Ne rastin e poezive te ketij vellimi i vetmi gjest me vend eshte te hiqesh me takt menjane duke lene vete poezine te kumboje te na rrembeje ne shtjellen e vet magjepsese. Tani e kam te pamundur si poet dhe interpret i poezise te mos ndjek

krijimtarine e Alban Tartarit poezine por edhe perkthimet e tij te cilat jane vazhdim i projeksionit te tij nder shpirtra te ngjashem binjake.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›