E Diel, 1 Nëntor 2026

I biri i Prudentinos Prokuroria ka sekuestruar babane tim

Vlore

Pas avokatit italian para medias me nje deklarate ka dale djali i Albino Prudentinos i cili akuzon prokurorine per moszbatim te ligjeve ne fuqi dhe kerkon lirimin e menjehershem te babait te tij. Madje duke shprehur mosbesim per akuzen shqiptare ai kerkoi qe i ati te gjykohej nga Gjykata e Leces tek e cila kane me teper besim se drejtesia shqiptare. Mauricio Prudentino i biri i Albino Prudentinos i arrestuar 29 shtator ne Vlore pas nje urdhri te Gjykates se Leces per here te pare flet per gazetaret shqiptare. I vendosur keto dite ne Vlore per te ndjekur nga afer zhvillimet ligjore ndaj te atit Mauricio Prudentino beri nje deklarate publike. Albino Prudentino u arrestua ne fund te muajit shtator ne qytetin e Vlores. Ndaj tij Gjykata e Leces kishte leshuar urdhrin e arrestit per veprat Bashkepunim kriminal te tipit mafioz Trafik droge Grabitje ne rrethana renduese. Arrestimi i Prudentinos u be ne kuadrin e nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Kalipso per venien para drejtesise te pjesetareve te nje organizate me karakter mafioz Sacra Corona Unitta qe vepron ne zonen e Brindisit.

Deklarata

Jam Mauricio Prudentino. Nese deri tani une dhe familja ime nuk kemi dhene asnje lloj interviste dhe si pasoje kemi shmangur paraqitjen tone mediatike dhe po e bejme sot eshte sepse kemi nje arsye shume te qarte. Dua te saktesoj se deri me date 8 te ketij muaji 2010 kemi vendosur gjithe besimin tone ne punen e prokurorise shqiptare. Besim qe nuk u justifikua kur avokati i babait tim Ferdinand Ndoi na informoi duke me thene se prokuroria shqiptare spo zbaton nje nga principet baze te Kushtetutes te drejten e mbrojtjes. Kjo sepse im ate Albino Prudentino eshte zyrtarisht i mbajtur ne burg qe nga dita 29 e muajit shtator per nje faks te ardhur nga Prokuroria e Leces. Dokument qe ishte i mjaftueshem vetem per 40 dite ose deri ne oren 24 te 8 nentorit. Ligji parashikon qe te ndaluarit ti riparaqitet ne rruge zyrtare kopja e dosjes per sa i perket arrestimit ne gjuhe qe ai e kupton. Ne kete rast ne italisht. Mbi te gjitha e njejta dosje zyrtarisht e formuluar ne gjuhen shqiptare ti paraqitet dhe avokatit zotit Ferdinand Ndoi ne menyre qe ai te pergatise mbrojtjen e tim eti. Sot me 18 nentor dosjet nuk jane dorezuar. Per kete mangesi nuk mbrohet dot im ate. Ndaj konsideroj se im ate Albino Prudentino qe nga data 8 e muajit nentor nuk eshte me ne gjendje arresti por i sekuestruar. Ne fund te 40 diteve kane skaduar kushtet e nevojshme per prezantimin e dosjes. Per keto kushte kerkoj lirimin e menjehershem te tim eti qe ai te paraqitet vete para Prokurorise se Leces ne te cilen ne te gjithe kemi besim te plote dhe te mund te mbrohet me qetesi nga akuzat e bera ndaj tij - perfundoi ai deklaraten para gazetareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›