E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiks Fare bën që të pezullohet edhe zv/shefi i rrugores

'Shefi' merr lekët

‘Shefi’ merr lekët

Ata që prisnin të shihnin se si vijon historia e emigrantit, që u vu nën presion nga policët rrugorë në Shqipëri për ti marrë ryshfet, në këmbim të lirimit të dokumenteve, kanë parë se si paratë i merrte vetë në dorë zëvendësshefi i komisariatit të policisë rrugore në Tiranë, komisar Baftjar Hadushaj.

Pamjet u transmetuan nga emisioni investigativ Fiks Fare.

Ndërkohë mësohet se ndaj Hadushajt është marrë masa e pezullimit pasi ai u shfaq para syve të shqiptarëve duke marrë 200 mijë lekë të vjetra nga emigranti.

Makthi për emigrantin nisi kur atij iu bllokuan dokumentet e makinës ndërsa po kthehej nga Dajti vetëm pse nuk kishte ndezur dritat.

Më pas një polic me gradën nënkomisar bëri rolin e sekserit për të marrë shumën prej 200 mijë lekësh.

Paratë i mori vetë zëvendësshefi, ndërsa polici që bëri rolin e sekserit mori një kafe prej dy mijë lekësh./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›