E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filantropia në Kosovë

Nga Express më 25 janar 2011 në ora 08:52

Filantropia megjithëse nuk shquhet si lami që trajtohet shpesh në Kosovë, prej kësaj jave duket se do të jetë ndryshe. Në BKUK do të prezantohet libri i parë në Kosovë i kësaj fushe.

Me datën 26 janar, (e mërkure) në lokalet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, organizohet takimi për promovimin e librit “FILANTROPIA NË KOSOVË” të autorit Anton Kolë Berishaj, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Botimi i librit është mundësuar nga Fondacioni për Iniciativë Demokratike, kurse studimi rezulton të jetë i pari në Kosovë në këtë fushë.

Në takim do flasim: Shemsi Krasniqi, Bashkim Rrahmani dhe autori i librit Anton K. Berishaj. Pritet që në takim të hapet edhe një debat lidhur me temën e librit.
Të ftuar në këtë promovim janë përfaqësues nga sektorë të ndryshëm të jetës në Kosovë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›