‘Duke pritur Godonë’ në TKK
Nga Express më 25 janar 2011 në ora 08:51
Sonte, më 25 janar, në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jepet premiera e shfaqjes teatrale “Duke pritur Godonë” të autorit Samuel Beckett, me regji të Drita Begollit.
Asistente e regjisë është Arlinda Morina, skenografia dhe kostumet janë bërë nga Zake Prelvukaj, muzika nga Ilir Osmani dhe teksti është përkthyer nga Eqrem Basha
Në këtë shfaqje luajnë aktoret Drita Krasniqi në rolin e Vladimirit, Arbnesha Grabovci-Nixha në rolin e Estragonit, pastaj Kumrie Hoxha, Agnes Nokshiqi dhe Erind Lokaj.