E Diel, 1 Nëntor 2026

Filip Gordon Dhuna perben kercenim per Shqiperine

Dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë deklaroi Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon.

Gjatë deklaratës së tij, Gordon theksoi se Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur nga afër situatën në Shqipëri që nga zgjedhjet e 8 majit.

“Është e rëndësishme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë funksionin e tij në mënyrë konsistente dhe transparente, në përputhje të plotë me ligjin, për të krijuar besim tek popullata dhe për të garantuar integritetin e mandatit të këtij institucioni”.

“Politikanët shqiptarë duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo tek retorika apo veprimet negative, që vetëm e denigrojnë këtë proces”.

Populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme dhe të begatë, bazuar në vlerat universale dhe shtetin ligjor, mbylli deklaratën e tij Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›