E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Trazirat nuk ka asnje mosangazhim per Shqiperine

Sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Butler, ka dalë me një deklaratë për të nënvizuar edhe një herë rëndësinë që ka për Shqipërinë përmbushja e standardeve në kuadrin e 12 rekomandimeve.

Në këtë deklaratë thuhet:

“Më lejoni t'ju sqaroj, se nuk ka asnjë mosangazhim të BE-së për Shqipërinë: përkundrazi, Barroso dhe Füle po monitorojnë shumë afër situatën zgjedhore.

Siç e ka thënë edhe komisioneri Füle, një nga standardet që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadrin e 12 rekomandimeve janë ato të zgjedhjeve lokale.

Që këto standarde të përmbushen, është thelbësore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të luajë rolin e tij për garantimin e kornizës ligjore dhe kryesisht procesin e transparencës.

Ne kemi kthyer sytë tani në transparencën e procesit dhe rolin e KQZ-së.

Është thelbësore që KQZ të kryejë rolin e saj, atë të institucionit të pavarur në këtë proces.

Është e rëndësishme që ky proces të kryhet krejtësisht jashtë ndikimit politik.

Nuk mund të ketë dy rezultate të ndryshme, për këto zgjedhje dhe rezultatet duhet të shpallen shpejt dhe në respekt të plotë të procedurave”, përfundon deklarata e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Natasha Butler.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›