Filip Gordon vizitë në Ballkan
Ndihmësi i Sekretares amerikane të shtetit, për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Filip Gordon, do të vizitojë gjatë javës së ardhshme, Bosnjen, Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë.
Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti amerikan i Shtetit. Gjatë këtij turi ballkanik, që do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 qershor, Gordon do të konfirmojë mbështetjen amerikane për ndërtimin e shoqërive paqësore dhe demokratike, forma më e mirë për të arritur anëtarësimin e plotë në BE dhe komunitetin euro-atlantik, thuhet në komunikatën amerikane.
Gjatë vizitës në Kosovë, Filip Gordon do të takohet me liderët kryesorë qeveritar dhe përfaqësues të komuniteteve.