Shijak, plagosen me thikë 2 persona, ndalohet autori
Dy persona janë plagosur me thikë paraditen e sotme në qytetin e Shijakut. Sipas informacioneve B.Jeshili 47 vjeç dhe A. Vlashi 37 vjeç janë plagosur me thikë ndërkohë që autor i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi Gani Dama.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka ndaluar shtetasin Gani Dama si autor të ngjarjes.
Nga hetimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.