Filipine, 43 të vrarë nga luftimet mes policisë e ekstremistëve muslimanë
Të paktën 23 ushtarë dhe 30 rebelë humbën jetën gjatë luftimeve midis forcave të sigurisë dhe ekstremistëve muslimanë në jug të Filipineve. Sipas të dhënave të ushtrisë, ushtarët sulmuan një kamp të rebelëve të Abu-Sayyaf-it në provincën Basilan. Shumica e ushtarëve të vrarë ishin snajperistë. Ushtria gjeti shumë armë dhe bomba të ndërtuara vetë. Rebelët e Abu-Sayyaf-it, që kanë lidhje me rrjetin terrorist të Al Kaedës, janë përgjegjës për shumë sulme dhe rrëmbime. "Kampi armik që ne goditëm është kryesori në Abu-Sayyaf. Ky aksion ishte i planifikuar nga forcat qeveritare dhe ata ishin të aftë të penetronin drejt qendrës së kampit", deklaroi zëdhënësi i forcave të armatosura filipinase, koloneli Romeo Braëner. Grupi guerrillas i Abu-Sayyaf-it ndodhet në liftëb e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, për rrëmbimet dhe vrasjet e shumë turistëve. Së fundmi ata ishin përgjegjës për rrëmbimin e tre zyrtarëve të Kryqit të Kuq, të cilët u lanë të lirë më vonë.