E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali, rritet me 0.3 për qind PBB-ja

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Portugalisë është rritur me 0,3 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me të parin, duke bërë të mundur rifillimin e rritjes ekonomike pas tre tremujorëve rënieje, bëri të ditur sot Instituti kombëtar i statistikave (Ine). Kjo rritje e PBB-së në tremujorin e dytë është e papritur. Analistët parashikonin një rënie të ekonomisë që do të arrinte në mesatarisht 0,6 për qind për këtë periudhë.
Kështu, Portugalia bashkohet me Francën dhe me Gjermaninë, që kanë njoftuar sot një rritje prej 0,3 për qind të PBB-së në tremujorin e dytë.
Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës së Portugalisë të publikuara në korrik, ekonomia pritej të shënonte një rënie prej 3,5 për qind për të gjithë vitin, që përbën rënien më të madhe të PBB-së që prej vitit 1975. Për vitin 2010, banka qendrore portugeze parashikon një PBB në rënie prej 0,6 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›