“Berberi i Seviljes”, nga Tirana në Apolloni

Pas provave gjenerale në kryeqytet, nën regjinë e Milto Kutalit, shfaqja zyrtare do të jepet sot në Teatrin e Apollonisë.
Vepra do të dirigjohet nga Etore Papadia dhe Valmie Xoxa, ndërkohë që në rolet kryesore vjen sopranoja Ulpiana Aliaj, italiania Alessia Martino, baritoni Saverio Sangiacomo, Armando Likaj, tenori Rafaele Abate, etj.
Kjo opera vihet në skenë me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Shqipëri dhe Bashkisë së Fierit, në kuadër të Projektit IPA Archeo’s.
Në një konferencë për mediat drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Fulvia Veneziani, tha se kjo opera ka një interes të veçantë pasi çdo gjë është e krijuar për një vend antik. Ndërsa regjisori, Milton Kutali, tha se e veçanta e kësaj shfaqje është skena e hapur për publikun.
Vepra e njohur e Rossini-t, “Berberi i Seviljes” është një bashkëpunim mes artistëve shqiptarë, atyre italianë e kroatë. Spektakli do të rishfaqet gjatë muajit tetor në tri qytete italiane: Leçe, Ankona e Chieti. Ariet e operës do të jenë përsëri në qendër të spektaklit “Sul Sentiero di Adriano” 2012 që Shoqata Arena Sferisterio e Maceratës do të ofrojë të shtunën e 15 shtatorit pranë teatrit të zonës arkeologjike të Hadrianopolis, në afërsi të Gjirokastrës.
E ngjitur për herë të parë në skenë që në vitin 1816, opera “Berberi i Seviljes” është ndër pjesët e preferuara për shumë skena botërore. Vepra e kategorizuar si opera komike është vendosur edhe në skenat shqiptare shpesh, në formën e pjesës teatrale apo operës. /Start/
2012-09-01 14:36