E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Ligji dhe kushtetutshmëria, alfa dhe omega jonë

"Unë vizitova Presidentin Sejdiu me rastin e njëvjetorit të misionit EULEX në Kosovë, për ta falënderuar atë dhe popullin e Kosovës, për ta shënuar vitin e parë dhe kyç të veprimit të këtij misioni”, theksoi Kermabon.

Ndërkohë Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu vlerësoi lart punën njëvjeçare të misionit EULEX në fushën e sigurisë dhe atë të gjyqësisë. Ai rikonfirmoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me EULEX-in, edhe për zhvillimet e reja integruese që e presin vendin.

"Është me rëndësi se në komponentin e EULEX-it janë përfaqësues të vendeve të Bashkimit Evropian, të gjitha vendeve, pra edhe të vendeve që aktualisht ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës", tha Sejdiu dhe shtoi se për Kosovën është me rëndësi që fokusi në dy fushat e veçanta, në siguri dhe në sundim të ligjit, ka objektiva shumë të qarta.

"Në të gjitha këto procese ne kemi një konstatim të përbashkët se në Kosovë dhe në zhvillimin e saj të demokracisë, të zhvillimeve ekonomike dhe të gjitha zhvillimet tjera, ligji dhe kushtetutshmëria do të jenë alfa dhe omega e përcaktimit dhe mbështetjes sonë", nënvizoi Presidenti Sejdiu.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›