E Diel, 1 Nëntor 2026

Filipine, shkolla “pushtohet” nga xhindet!

FILIPINE - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shkollën “Isaac Lopez Mandaluyong”në Filipine. Rreth 20 fëmijë të moshës 12-16 vjeç filluan të kishin sjellje të çuditshme, si ulërima, të dridhura, apo gjendje të fikti.

Autoritetet pezulluan mësimin dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa besimtarët dyshojnë se shkolla mund të jetë “pushtuar” nga xhindet.

Siç raporton agjencia “Inquirer News”, mësuesit e kësaj shkolle bënë të ditur se disa nga fëmijët bërtisnin “Unë nuk dua” dhe të tjerë thoshin se “nuk e dinin se kush ishte princesha”.

Paraprakisht dyshohet se kjo ngjarje mund të jetë një “histeri masive” e shkaktuar nga vetë nxënësit për të kërkuar vëmendje.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›