E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, vetëdigjet në banesë një 73-vjeçar

VLORE- Një 73-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëdjegur në banesën e tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “10 Korriku” të qytetit bregdetar të Vlorës, paraditen e sotme. Sipas policisë, viktima është Hajredin Isufi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kanë qenë fqinjët të cilët kanë parë tym në banesën e të moshuarit, duke lajmëruar policinë. Kjo e fundit pasi ka mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar për në spital 73-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetën pak më vonë, si pasojë e shkallës së lartë të djegies. I moshuari mësohet se jetonte vetëm në banesë, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›