E Diel, 1 Nëntor 2026

Lleshi: KQZ realizoi me sukses zgjedhje të lira e të pakontestueshme

TIRANE - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi konsideron se KQZ-ja realizoi me sukses zgjedhje të lira, transparente dhe të pakontestueshme.

Deklarata e zonjës Lleshi u bë gjatë një takimi me kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, Costance Berryman McCormack, një ditë para largimit të saj nga Shqipëria.

Mësohet se Kryetarja e KQZ-së e njohu zonjën McCormak me vendimmarrjen e Komisionit dhe hapat që do të ndërmarrë KQZ deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve që u zhvilluan më 23 Qershor.

Nga ana e saj, kryetarja e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it,e falenderoi Lleshin për bashkëpunimin që KQZ ka patur me Misionin që ajo drejton.

Znj. McCormak shprehu vlerësime për ecurinë e procesit zgjedhor, procesit të numërimit të votave dhe punën që KQZ ka bërë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryetarja e KQZ e falenderoi zonjën McCormack për angazhimin e saj dhe të Misionit të OSBE/ODIHR-it, në vendin tonë.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera McCormack-Berishës: Zgjedhjet, treguan pjekurinë e demokracisë McCormack-Bumçi: Zgjedhjet, një hap përpara drejt konsolidimit demokratik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›