E Diel, 1 Nëntor 2026

Filipine, vriten 30 persona për çështje politike

30 persona kanë humbur jetën gjatë një rrëmbimi masiv të kryer nga persona të armatosur në ishullin Mindanao, në jug të Filipineve. Ngjarja e rëndë u njoftua nga ushtria filipinase , e cila saktësoi se përveç të vrarëve të paktën 50 njerëz janë rrëmbyer.
Të rrëmbyerit si edhe viktimat ishin pjesë e një grupi parlamentarësh dhe gazetarësh. Mes 30 viktimave, që janë vrarë, ka të paktën 13 gra.
Duket se pengmarrja masiv, është kryer nga mbështetës të një lideri lokal politik, për arsye se donin të ndalonin prezantimin e kandidaturës për guvernator province, të një kandidati rival.
Në Filipine, zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, janë parashikuar në muajin maj të vitit 2010. Mes viktimave janë edhe gruaja dhe dy motrat e zv/kryebashkiakut të Buluanit, përfaqësues ligjorë dhe disa gazetarë. Të dyshuar kryesor për krimin, janë mbështetësit e familjes politike të Ampatuanëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›