Filipinet parapërgatiten për ardhjen e tajfunit "Utor"
MANILA- Filipinet po parapërgatiten sot për ardhjen e tajfunit "Utor", që pritet të jetë stuhia më e madhe që do të përfshijë arqipelagun për këtë vit.
"Tajfuni, erërat e të cilit arrijnë shpejtësinë 185 kilometra në orë, pritet t'i afrohet pjesës verilindore të arqipelagut", njoftoi Zyra Meteorologjike e Filipineve.
Tajfuni pritet të ndodhë të hënën në mëngjes.
"Ky tajfun vlerësohet si stuhia më e madhe që do t'u afrohet brigjeve të vendit", theksoi kryetari i Zyrës Meteorologjike të Filipineve, Vicente Malano.
Shira të rrëmbyeshëm priten në pjesën më të madhe të vendit duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Manila.
Zyra Meteorologjike e Filipineve paralajmëroi banorët e zonave bregdetare dhe malore për përmbytje dhe rrëshqitje toke të mundshme, duke u kërkuar peshkatarëve të qëndrojnë në porte.
(d.b/BalkanWeb)