Treni Tiranë-Durrës përplas një makinë, plagoset një person
TIRANË-Një person ka mbetur i plagosur pas përplasjes që një automjet pësoi me trenin.
Ngjarja u shënua sot pasdite në rrugën “Jordan Misja” kur treni i linjës Tiranë-Durrës përplasi një automjet tip ‘Golf’. Policia bën të ditur se makina u përplas nga treni teksa po kalonte mbi shina.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur një person që udhëtonte me automjetin tip ‘Golf’, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga policia.
(d.b/BalkanWeb)