E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimi i ri i Partisë Demokratike, me një politikë kooptimi për të rinjtë në drejtimin e punëve

28-07-2013 / Nga Sefedin Xharri

Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet fillimit të ri, po synon të modernizohet ne stadin e partive më progresiste të së Djathtës Evropiane. Ka ikur koha e Lëvizjeve Demokratike, që udhëhoqi vendin në të gjitha transformimet rrënjësore në rrugën e demokratizimit, një lëvizje që e ka kryer misionin dhe nuk është më në lartësinë e kohës, për një progres të pandërprerë të vendit, nga E Djathta me moton: Rend - Ndryshim -Hierarki, por pa humbur kohë duhet të fusim frymën e re, që të modernizojmë PD-në. Brenda një bashkësie, e majta nuk përfaqëson asnjë ideologji, përveç rishpërndarjes së pasurisë, ajo mbetet veç një sinonim i sindikatave.
Gjithçka e jetës në bashkësi lidhet ideologjikisht me te djathtën: Zakonet, vlerat morale, feja, familja, kombi, kultura kombëtare.
E majta është strehe e parazitizmit (dembelizmit), shkatërron familjen për të çliruar individin, tenton uniformitetin moral, mbron homoseksualët dhe abortin. E majta është thellësisht imorale dhe e pavlerë për shoqërinë. Në Evropë e në botë, ideve socialiste, jo vetëm atyre marksiste, por edhe atyre breshtaiste, po u del boja, janë veprime donkishoteske, po shihet se nuk po bashkëjetojnë socialja me ekonominë e tregut, një bashkëjetesë e tillë të shpie në anarkizëm. Kur socialistet evropian çdo ditë e më shumë po humbin terren në elektorat, lind pyetja: ku e gjë forcën e Majta shqiptare, që s’e lidh asgjë me socialistët evropianë (që s’kanë kryer krime si mafiozo- punistët e Shqipërisë në kurriz të popullit të tyre), që të përballen me elektoratin. Si është e mundur në zgjedhjet e 23 Qershorit, e majta mafioze-puniste, që drejtohet nga djemtë e bllokmenëve, të fitoje afro 60% të votave, e përkthyer në 83 deputetë. A thua populli i harroi shtypësit e shfrytëzuesit e Diktaturës Enveriste, ku për 50-vjet u panë sherrin teorive famëkeqe të tyre: Liri-Barëzi-Vllazëri; që nuk qe vetëm masakrim, izolim, burgosje, internim, pushkatim, vllavrasje e luftë klasash, na shndërruan në skllevër, na mohuan pronën, bindjen, fenë, e ku për një punë të lodhshme ditore, shpërblimi ishte një bukë misri e kalbur... Si është e mundur që votuan këtë radhë derrin e derrit, ujkun që pretendon se pasi ka kaluar ylberin është shnderruar në qengj, Partinë e Punës? Si është e mundur që u besoi premtimeve boshe të majtistëve mafiozo- punistë, si dikur premtimeve të baballarëve të tyre? A thua populli këtë radhë gaboj? Jo! jo! Populli është mësues i pagabueshëm, ai e di se i vdekuri nuk kthehet më, por nëpërmjet votës i dha një mesim të Djathtës dhe PD në veçanti që mos mburren me arritjet porse ka ardhur koha qe partia të jetë aktive, e përbërë nga militantët e shtresave tradicionale të së djathtës si Të persekutuarve, pronarëve, shtresës së mesme, organizatorëve me vizion, agjitatorëve veprues e masovikë që me shembullin e tyre modest elektrizojnë elektoratin e djathtë që është mbi 60% e popullsisë, e jo me burokratet e teknokratët e deritanishëm që s’kishin asnjë aftësi me punu kokë me kokë me njerëzit, por si parazitë që ishin, punën e tyre e mbështetnin në mitingjet e takimet e liderit historik Doktor Profesor Z.Sali Berisha. Por Doktor Berisha, edhe pse burrë shteti që një here në 500 vjet i vjen ketij kombi, e harroi fjalën e urtë popullore: “I pabesë të mos jesh, por besë kujt mos i kesh”. Populli votoi kundër me 23-Qershor, jo ndaj Sali Berishës, por ndaj funksionarëve të partisë e të pushtetit në qendër e qarqe që ishin të paaftë, mediokër, servilë, rryshfetxhinj e të pamoralshëm, edhe pse militonin në poste drejtuese të së djathtës. Këta tipa ia ulën reputacionin PD, i zunë frymën dhe e larguan nga elektorati. Doktor Berisha, me aktin e dorëheqjes nga te gjithë funksionet në parti si dhe me përkushtimin e tij, jo vetëm tregoi vlerat e paarritshme te tij, por i hapi rrugë fillimit të ri në parti, ku tani gjithësecili drejtues nga njësia bazë në seksion e deri në kryesinë e partisë - që nuk kanë patur fitoren e 23 Qershorit - të hapin krahun, t’u lënë rrugë të lire udhëheqësve të rinj, për t’u zgjedhur nga partia, ashtu si u zgjodh kryetari aktual Lulzim Basha. Jemi parti demokratike, luftojmë për demokraci dhe më konservatore se kushdo tjetër është demokracia e drejtpërdrejtë e Athinës në Greqinë e Lashtë. Drejtuesit e partisë, të zgjedhur me vote, nuk duhet të qëndrojnë më shumë se 4 vjet ne opozitë apo 4 vjet në pozitë. Partia nga qendra në bazë duhet të funksionoje me degët dhe nëndegët, grup-seksionet e seksionet përkatëse, por i pari të jetë anëtari i Partisë Demokratike, që është futur në Partinë Demokratike, jo si herxhi që ngre dorën e zgjedh për vite të tërë një teknokrat, që ndër vite na shndërrohet në aristokrat i partisë.
Si konkluzion analiza e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme te 23 Qershorit, duhet bërë pa rënë në pesimizëm e gjueti shtrigash, por të bashkuar për të përcaktuar detyrat konkrete, si në drejtimin e shtrirjes së strukturave të partisë për të mbuluar realisht elektoratin tone ashtu edhe duke e sjellë në udhëheqjen e këtyre strukturave. Koha nuk pret, zgjedhjet e 2015 e të 2017 janë tek dera, do jemi rezultativë si parti elektorale vetëm po të modernizohemi nga ana organizative. Përpara për një fillim të ri të Partisë Demokratike!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›