Lajmi/Projekti TAP - Entet e Energjisë së tre vendeve, paketë ligjore për gazin
Autoritetet Rregullatore Kombëtare të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë
Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë miratojnë mendimin përfundimtar në lidhje me projektin e gazsjellësit TAP. Kjo marrëveshje synon që ti hap rrugë vendosjes së një kornize ligjore të qëndrueshme, të harmonizuar e transparente që do ti shërbej zhvillimit dhe implementimit të projektit që do të sjellë gazin Azer në Shqipëri. Korniza ligjore, krijon mundësinë e shtimit të pikave te reja hyrëse dhe dalëse të shpërndarjes së gazit. Kjo paketë ndër të tjera pritet që të ndikoj në lehtësimin e praktikave të gazifikimit të vendeve të rajonit. Në bazë të marrëveshjes, TAP do të kontribuojë edhe në vendosjen e zhvillimin e tregut shqiptar të gazit, duke e çliruar këtë të fundit nga izolimi ndaj tregut Europian e në të njëjtën kohë duke bërë lidhjen e saj me tregun italian dhe grek.