E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimi i vitit të ri shkollor, drejtorët e Arsimit raportojnë tek Tafaj

Ministria e Arsimit i rikthehet traditës së shkollave profesionale. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj duke folur për objektivat e vitit shkollor që është në prag, vlerësoi në konferencën e drejtorëve rajonalë të arsimit, zhvillimin dhe hovin që duhet të marrë arsimi profesional.
 

Po ashtu Tafaj vuri theksin edhe tek përparësia që u jepet profileve më pak të kërkuara si, bujqësia dhe teknologjia e informacionit, degë nga të cilat nxënësit do të përfitojnë bursë.

Më tej ai foli edhe për hapjen e klasave parapërgatitore arsimore për fëmijë të moshës 5 vjeç.
Në projektin arsimor të Ministrisë së Arsimit për vitin 2011-2012 parashikohet të hapen 200 klasa me programe arsimore parapërgatitore të fëmijëve 5 vjecçrë.

Po ashtu sipas ministrit Tafaj janë ngritur 48 shkolla publike dhe jopublike profesionale si dhe është zgjidhur problem i strehimit për nxënësit nga zonat e largëta.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›