Ja si është një miqësi e vërtetë (FOTO)
Kot nuk thonë që qeni është kafsha më besnike në botë! Kjo është vërtetuar me qenin e ushtarit amerikan të Navy SEAL, forcave që ekzekutuan Bin Laden, Jon Tumilson, i cili u vra në Afganistan pak ditë më parë.
Gjatë ceremonisë emocionuese mortore, qeni i tij, me të cilin kishte një marrëdhënie të ngushtë, ka qendruar gjatë gjithë kohës pranë arkivolit të tij dhe nuk ka pranuar që të largohet edhe pas ceremonisë.
Fotot e këtij qeni kanë mallëngjyer gjithë botën, me dashurinë që ai ka treguar ndaj të zotit, i cili tashmë nuk jeton më.


