E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillimisht hetime pastaj konsekuenca - Guttenberg merr ne shqyrtim Bundeswehrin

Fillimisht duhet te hetohet me kujdes pastaj duhen nxjerre konsekuencat. Qe te premten shtypi frenat ministri i mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg kur mediet publikonin gjithnje e me shume hollesi mbi gjendjen e keqe ne ushtrine gjermane. Nuk duhet te kete denime paraprake paralajmeroi ministri dhe largoi pak ore me vone nga posti komandantin e anijes mesimore Gorch Fock gje qe opozita e kritikoi si te nxituar. Anijen Gorch Fock ai e urdheroi te kthehej ne Gjermani nga Argjentina. Ajo duhet te qendroje deri ne nje urdher tjeter ne Portin e Kiel-it. Pas nje shpeshtimi te tille te raporteve faktikisht tronditese nuk mund te kaloje askush ne rendin e zakonshem te dites. Keshtu nuk benBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komandanti i anijes mesimore Gorch Fock Michael Brhn flet para marines. Gorch Fock u kthye nga lundrimi ne portin e Kielit.

Pas raporteve Guttenberg humbet durimin

Burim per keto raporte tronditese eshte para se gjithash gazeta Bild. Nder metodat e shkollimit ne anijen Gorch Fock benin pjese nje stervitje teper e rrepte mungesa e gjumit dhe frikesimet shkruan gazeta bulevardeske. Sipas saj pak kohe pasi nje kadete 25 vjecare per oficere ra ne nentor per vdekje nga velat komanda e anijes festoi me gezim karnavalin.

Perballe ketyre raporteve ministrit duket ti kete humbur durimi. Ai ngarkoi inspektorin e pergjithshem me kontrollimin e forcave te armatosura per rituale qe u bien ndesh parimeve te Bundeswehr-it. Kjo gje mund te lexohet ne gazeten Bild am Sonntag. Kryetari i fraktionit te Te Gjelberve Jrgen Trittin kritikon qe Guttenberg shtyhet prej gazetes bulevardeske e cila zakonisht raporton ne menyre tejet pozitive mbi ministrin me popullor ne vend. Kur zoti Guttenberg rrezikon te humbase mbeshtetjen e gazetes Bild ai merr nje vendim shpuze.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jrgen Trittin i Te Gjelberve kritikon ministrin e Mbrojtjes zu Guttenberg per rendje pas shtypit bulevardesk

Dote marre Guttenbergu pergjegjesi politike

Guttenberg u soll ngjashem kur ne aferen e Kunduzin ra nen trysni. Edhe atehere mediet publikuan hollesi mbi sulmin ajror vdekjeprures te cilin eprori me i larte i ushtrise gjermane nuk e njihte. Guttenberg shkarkoi me nje goditje te shpejte dy prej bashkepunetoreve te vet me te ngushte prej te cileve nuk ndihej i informuar mjaftueshem.

Guttenberg ben fjale per raste te vecanta ne nje ushtri prej cerekmilioni ushtaresh por ne rast se incidentet shpeshtohen ministri 39 vjecar kristiansocial duhet te mare pergjegjesine politike. Edhe per kete arsye Guttenberg te cilin disa e shohin si kandidatin e ardhshem te bashkimit konservator CDU-CSU per kancelar ka prirjen te ndermarre veprime te shpejta cliruese. Para se gjithash atehere kur ne mjegullen e burokracise se Bundeswehrit nuk ia del me te dalloje permasat e problemit.

Autor Nina Werkhsuer/Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›