E Diel, 1 Nëntor 2026

Rivotimet ne Mitrovice me standarte por me pak pjesemarrje

Pjesemarrje e vogel ne votimet e se dieles ne komunen e Mitrovices ku u rivotua per deputete te kuvendit te Kosoves. Nga mbi 80 mije qytetare me te drejte vote ne zgjedhje moren pjese vetem 23 mije qytetare apo 26. Rezultatet zyrtare ende nuk jane publikuar por PDK ka konfirmuar se i ka fituar zgjedhjet ne Mitrovice e pasuar nga LDK. Sipas kryetares se KQZ-se Valdete Daka perqindja e daljes ne votime ne Mitrovice ishte shume me e vogel sesa ne zgjedhjet e 12 dhjetorit ne te cilat u shenuan parregullsi dhe si pasoje u vendos rivotimi. Ne qofte se i krahasojme me zgjedhjet e dates 12 dhjetor te vitit 2010 ku dalja ne votime ishte 37 kesaj radhe kemi nje pjesemarrje me te ulet 11 .Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Serbet e veriut i bojkotuan zgjedhjet

Serbet bojkotojne rivotimet

Gjate procesit te rivotimit ne Komunen e Mitrovices nuk u shenua asnje incident. Situate e qete mbreteroi edhe ne veriun e qytetit te banuar me shumice serbe. Aty ishin hapur dy qendra votimi e disa vendvotime mobile por serbet e ketij rajoni edhe kesaj radhe bojkotuan pothuaj teresisht votimet e organizuara nga institucionet e Kosoves. Valdete Daka jep keto te dhena Sa i perket veriut te Mitrovices atje kane votuar vetem nente persona qe megjithate eshte nje sukses sepse zakonisht ne veri zgjedhjet gjithmone jane bojkotuar. KQZ ka per detyre qe tu mundesoje te gjithe qytetareve qe te votojne ndersa dalja ne votime eshte ne vullnetin e tyre dhe jo te KQZ-se thote Valdete Daka. Ne listat e votuesve ne komunen e Mitrovices kishte 15 mije serbe me te drejte vote.

Reagime pozitive pas rivotimeve

Rivotimet ne Mitrovice u vezhguan nga 1200 vezhgues vendas dhe nderkombetar. Vezhguesit nderkombetare ishin te shperndare ne 40 ekipe te cilet vinin nga perfaqesite diplomatike ne Kosove diplomate nga vendet e tjera anetare te BE-se dhe nga rajoni i Ballkanit Perendimor. Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim qe monitoruan zgjedhjet konstaton se rivotimet ne Mitrovice megjithe disa parregullsi qe ata i cilesuan minore permbushi standardet e kerkuara.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ismet Kryeziu nga Demokracia ne veprim

Ismet Kryeziu eshte udheheqes i Demokracise ne Veprim.Rivotimi ne Mitrovice mendoj se do te quhej nje proces qe qytetaret e Kosoves do ta deshironin qe do te ishte ne nivel vendi thote Ismet Kryeziu. Rivotimi ne komunen e Mitrovices pritet te shenoje edhe perfundimin e ciklit zgjedhor te zgjedhjeve parlamentare ne Kosove. Zyrtare te PDK-se e cila ne baze te rezultateve preliminare doli fituese e ketyre zgjedhjeve thone se menjehere pas zyrtarizimit te rezultateve te zgjedhjeve do te formojne qeverine.

Kjo parti megjithate ka nevoje qe te beje koalicion me parti te tjera per formimin e qeverise. Bisedimet per koalicione dhe arritja e marreveshjeve te mundshme deri tani kane qene ne nivel spekulimesh ne mediat vendore. Vijen e kuqe per nje koalicon me PDK-ne deri tani e kane vene LDK dhe levizja Vetevendosja ndersa pjese e bisedimeve mbetet AAK AKR dhe pakicat kombetare te cilat kane te rezervuara 20 vende ne kuvendin e Kosoves.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›