E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku i shpenzojne parate gjermanet

Ekonomia gjermane ecen shume me mire se me pare. Edhe konsumatoret tani ndihen me mire e kjo verehet ne blerjet e tyre. Megjithate ata kane vetem nje kuader financiar te kufizuar te cilin shpenzimet per kohen e lire nuk duhet ta kalojne. Se cili eshte ky kuader kete e shpjegon Kristina Kott. Ajo analizon shifrat perkatese te Zyres Federale te Statistikes Nje ekonomi shtepiake ne Gjermani ka mesatarisht 3000 euro ne dispozicion. Por kjo shifer i perfshin te gjitha qe te parate e fituara te ndihma financiare qe merret per femijet deri tek te ardhurat nga qirate. Dhe per rubriken kohe e lire nje ekonomi shtepiake shpenzon mesatarisht 255 euro ne muaj.

Ku i shpenzojne parate gjermanet

Zyra Federale e Statistikave i konstaton keto shifra cdo pese vjet me ane te testeve periodike per te ardhurat dhe konsumin. Testi i fundit u krye ne vitin 2008. Ne sondazh vecohet koncepti disi i padefinuar qarte i kohes se lire ne menyre qe te behet e qarte se ne cilin sektor shpenzohen me shume para

Bildunterschrift Pozicionin me te madh ne shpenzimet e kohes se lire e zene shpenzimet per sherbimet. Ketu ben pjese vizita e aktiviteteve kulturore dhe sportive kurseve per hobi pasion vajtja ne palestrat e fitnesit por edhe taksat per radio dhe televizion. Per keto cdo ekonomi shtepiake shpenzon afersisht nje ne kater euro. Keto jane 67 euro ne muaj. Pothuajse kjo shume shpenzohet ne ekonomite shtepiake per udhetime aforfe ne pakete mesatarisht 61 euro ne muaj. Pasojne me kuota shume me te uleta shpenzimet per gazeta dhe revista dhe per lule dhe oborr.

Ne nje kohe qe te ardhurat ne dispozicion qe prej sondazhit te fundit ne vitin 2003 jane rritur me 100 euro shpenzimet per kohen e lire jane ulur lehtas. Si shkak per kete jepen para se gjithash rritja e shpenzimeve per qirane dhe energjine.

Gjermanet mbajne rekord per pushimet

Megjithate ka nje aktivitet te kohes se lire per te cilin gjermanet thuajse nuk i kursejne parate sic shpjegon profesor Ulrich Reinhardt drejtues shkencor i fondacionit BAT per eshtjet e se Ardhmes Gjermanet preferojne me mire mos ta blejne kompletin e ri te kolltuqeve impiantin e ri Hi-Fi madje jane te gatshem edhe te heqin dore nga mbledhja e parave per pensionin se sa ti kalojne javet me te mira te vitit ne shtepi. Pushimet mbeten me nje rendesi te madhe per ne ne Gjermani. Jo me kot na quajne kampione bote per udhetime. Ne fund te fundit ne punojme 50 jave per te shijuar te pakten mesatarisht dy jave pushim per te pasur nje kontrast me jeten e perditshme. Dhe kjo kohe eshte shume e dashur dhe e shtrenjte per ne gjermanet.

Sipas mendimit te Ulrich Reinhardtit kjo nuk do te ndryshoje. Pushimet jane njesoj te preferuara per burrat dhe grate gjermane per me te pasurit dhe me te varferit - pa kufizime moshe. Pekundrazi me te moshuarit fitojne per industrine e udhetimeve nje rendesi gjithnje e me te madhe. Ketu pasqyrohet ndryshimi demografik ne Gjermani ne nje kohe qe qe prej fundit te viteve 90 ka me shume 60 vjecare se sa njerez ne moshen nen 20 vjec pas 20 vjetesh do te kete dyfish me shume persona mbi 60 vjec krahasuar me njerezit nen 20 vjec.

Autor Marco Mller/Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›