Filloi fushata sensibilizuese për regjistrimin e popullsisë
PRISHTINë- Në Kosovë ka nisur fushata sensibilizuese për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vitin 2011, 30 vjet pas regjistrimit të fundit , u njoftua në një konferencë të organizuar dje nga qeveria, Enti i Statistikave dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian. Në këtë knferencë iu kërkua komuniteteve në Kosovë të jenë pjesë e këtij procesi të vlerësuar si të rëndësishëm për vendin për të evidentuar numrin e saktë të banorëve. Ekspertët e demografisë vlerësojnë se numri i kosovarëvë arrin në më shumë se 2 milionë e 700 mijë (rreth 2.200.000 banorë brenda Kosovës (rezidentë) dhe rreth 500.000 jashtë vendit). Sipas vlerësimit të Entit të Statistikës, përbërja etnike e popullsisë së Kosovës është 92 për qind shqiptarë, 5.3 për qind serbë dhe 2.7 për qind grupe tjera etnike. Shifrat janë të përafërta, meqë në Kosovë nuk ka pasur regjistrim të plotë të popullsisë që nga vitit 1981. Ndërkohë, në vitin 1991 u bë një regjistrim i popullsisë, por pa pjesëmarrjen e shqiptarëve. (d.b/BalkanWeb)