Fillojnë aktivitetet për 100-vjetorin e pavarësisë

Bashkia e Vlorës ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e martë do të nisë me aktivitetet për shënimin e 100-vjetorin të Pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas Bashkisë së Vlorës, hapja solemne e aktiviteteve do të bëhet në Muzeun e Pavarësisë, aty ku edhe ndodhen të gjitha objektet që i përkisnin Ismail Qemalit, por edhe të gjithë ngjarjes së shpalljes së pavarësisë.
Është paralajmërua se të martën Bashkia e Vlorës të publikojë tërë agjendën e aktiviteteve që ndërlidhen me shënimin e këtij përvjetori aq të rëndësishëm për kombin.