Fillojnë aplikimet për pasaportën biometrike
Qyetarët që prej ditës së nesërme mund të nisin aplikimin për pasaporta biometrike. Ministria e Brendshme njofton se procesi do të nisë fillimisht në kryeqytet, për të vijuar me pas në njësitë e tjera vendore. Procesi është i njëjtë me atë të kartave të identitetit
TIRANE- Nesër do të nisë procesi i aplikimeve me pasaporta bimetrike. Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Brendshme bëri të ditur se duke filluar nga data 25 mars, qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë pasaporta biometrike.
Procesi do të nisë fillimisht në kryeqytet, ndërsa aplikimet do të bëhen në qendrat përkatëse pranë çdo njësie bashkiake. Ndërkohë bëhet e ditur se procesi i aplikimit për pasaportë biometrike është i njëjtë me atë të kartave të identitetit, thjesht qytetarët duhet të blejnë pranë zyrave postare kuponin për pasaportën biometrike.
“Numri i pasaportave biometrike të lëshuara për qytetarët shqiptarë do të jetë një argument i rëndësishëm për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”- deklaron zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. (e.n/balkanweb)