PS, Manjani: Lejet e legalizimit, copa letre pa vlerë
PS e ka cilësuar një mashtrim të madh të qeverisë procesin e legalizimeve. Sipas kreut të komisionit të ligjeve, Manjani procesi duhet të kishte mbaruar para 2 vitesh, ndërkohë që i ka konsideruar lejet e legalizimit si copa letre.
TIRANE- Partia Socialiste e ka cilësuar një gënjeshtër dhe mashtrim të madh të qeverisë procesin e legalizimeve. Sipas kreut të komisionit të ligjeve në PS, Ylli Manjani procesi duhet të kishte mbaruar para dy vitesh, ndërkohë që i ka konsideruar lejet e legalizimit si copa letre pa vlerë të cilat nuk vërtetojnë pronësinë.
“Saliu dhe Shabani gënjyen kur thanë se po shpërndajnë tapi, sepse sipas ligjit të tyre të legalizimit ata mund të japin vetëm një copë letër që quhet “leje legalizimi”, dhe jo vërtetim pronësie. Këtë vërtetim qytetarët do ta marrin vetëm në zyrat e Regjistrimit të Pasurive dhe jo në ceremonitë elektorale të Saliut dhe Shabanit” theksoi Manjani gjatë një deklarate për mediat.
Ndër të tjera Manjani deklaroi se procesi i legalizimeve në Shqipëri është turpi i shtetit të tranzicionit, duke i atribuuar kryeministrit pjesën më të madhe të fajit.
“Saliu dhe Shabani as që menduan qoftë dhe për një minutë në këto katër vite për të urbanizuar zonat informale dhe për t’i bërë ato pjesë integrale të qyteteve. Nuk menduan sepse fokusi i tyre nuk ishte e as është mirëqenia e këtyre njerëzve, por damkosja si të “legalizuar elektoral”. Kështu kanë vendosur të tallen dhe të fyejnë inteligjencën e këtyre njerëzve si Saliu ashtu edhe Shabani. Procesi i legalizimeve në Shqipëri është turpi i shtetit të tranzicionit, ku Saliu dhe Shabani përfaqësojnë pjesën më të madhe të fajit” ka përtfunduar deklarata e kreut të komisionit të ligjeve në PS. (e.n/Balkanweb)