E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, këshillon vendorët për ambientet e KZAZ-ve

“Të zgjidhen ambiente të përshtatshme për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor si edhe për vendet e numërimit të votave”, ka qenë kjo këshilla e Komisionit Qendror Zgjedhor ndaj vendorëve. Kjo bëhet për të shmangur konfliktet. 

TIRANE- Drejtuesit Komisionit Qendror Zgjedhor kanë këshilluar të përfaqësuesit e pushtetit vendor që të zgjedhin ambiente të përshtatshme për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe për vendet e numërimit të votave. Gjate një takimi me zv.ministrin e Brendshëm, Ferdinant Poni drejtuesit e KQZ-së, duke u bazuar në Kodin e ri Zgjedhor, kanë sugjeruar që vendorët të zgjedhin ndërtesa publike për të vendosur Komisionet Zonale. Sipas tyre, kjo bëhet pasi ditën e zgjedhjeve edhe këto ambiente mund të bëhen shkak për konflikte mes forcave politike. Komunat dhe Bashkitë kanë afat deri më 28 mars për të zgjidhur ambientet e KZAZ-ve dhe deri më 28 Maj për të dorëzuar listat me emrat e zgjedhësve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›