E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillojne seancat degjimore Hoxha nje hap prane Kushtetueses

Artan Hoxha Ne 27 vjet te karrieres sime asnje gjykim politik dhe asnje lidhje me politiken

Pergjate dy oreve i emeruari i Presidentit Bamir Topi per anetar te Gjykates Kushtetuese z. Artan Hoxha iu pergjigj dje interesimit te deputeteve me thuajse te gjitha aspektet e jetes se tij profesionale dhe private. Si njohes i mire i legjislacionit ne fushen e drejtesise dhe i sistemit ligjor z. Hoxha iu pergjigj me kompetence te gjitha pyetjeve qe kishin te benin me problematikat dhe sfidat qe kane gjykatat ne ditet e sotme. Interesimit te deputeteve per sa i perket funksionimit te Gjykates se Larte dhe Konferences Kombetare Gjyqesore z. Hoxha iu pergjigj me nje vleresim per punen e kesaj gjykate si dhe tregoi per sfidat qe konferenca ka ne te ardhmen. Pyetjes se deputetit Enkelejd Alibeaj lidhur me imunitetin e funksionareve te larte dhe gjyqtareve Hoxha iu pergjigj prerazi se imuniteti duhet hequr ose se paku duhet kufizuar. Kjo pergjigje e tij ka te beje me nje nga diskutimet me te nxehta te koheve te fundit dhe pretendimin e politikes se imunitetet jane mbrojtese per procedimin e personave me imunitet. Pyetjeve ne lidhje me deklaraten e pasurise Hoxha deklaroi se kjo eshte pasuria e gjithe familjes dhe nje pjese eshte kontribut i vellait te tij biznesmen qe ndodhet prej 20 vitesh jashte Shqiperise. Gjyqtari Artan Hoxha u shpreh se edhe sot bashkejeton me prinderit e tij ne nje apartament me siperfaqe 120 meter katrore.

Pyetjes lidhur me veprimtarine e tij si prokuror ai iu pergjigj se nuk ka zhvilluar asnje hetim apo gjykim ceshtje me karakter politik kjo edhe per faktin se sektori ku ai ka punuar nuk ka pasur asnje lidhje as me hetimin dhe as me gjykimin ne ceshtje penale. Hoxha deklaroi se ne 27 vitet e karrieres se tij ka punuar me integritet moral dhe profesional. Nga seanca degjimore u evidentua gjithashtu se z. Hoxha sot eshte nje pedagog i Universitetit te Tiranes dhe se eshte Doktor i Shkencave Juridike ne perfundim te procedurave per tu bere Profesor i Asociuar. CV-ja e pasur dhe performanca e tij ne seancen degjimore Artan Hoxhen e afrojne me shume me Gjykaten Kushtetuese.

Seanca degjimore pyetjet e deputeteve dhe pergjigjet e kandidatit Artan Hoxha

Enkelejd Alibeaj Pyetja e pare imja ka te beje ju si jurist por dhe si prakticien i se drejtes ne rastin kur nje individ vjen si kandidat per nje nga gjykatat e larta deri ne cmase vleresoni qe privatesia juaj mund te goditet nga ana e anetareve te Komisionit te Ligjeve Me qarte deri ne cpike ju do te pranoni qe une si anetar i komisionit te kerkoja te dhena per karrieren tuaj profesionale per historine tuaj si individ per te bindur veten por dhe qytetaret per dhenien e votes neser pasneser ne seance Do doja nje perkufizim tuajin juridik teorik te koncepteve qe perdor Kushtetuta ne perzgjedhjen e juristeve do te thote te kritereve te eksperiences dhe te integritetit profesional dhe moral nje pershkrim te qarte te sakte se cilat jane te matshme te percaktueshme te atyre termave kushtetues ne menyre qe te gjithe ne te kemi mundesine te peshojme se sa njerin apo tjetrin i permbush

Artan Hoxha Mua me vjen mire qe jeni edhe relator i ceshtjes. Nuk e marr me te mire se une me zotin Alibeaj njihemi heret jo ne kuptimin e miqesise. Ajo qe dua te them eshte se une kam ardhur ketu qe ti pergjigjem komisionit per te gjitha pyetjet qe komisioni ka ndaj meje dhe jam i gatshem qe te jap pergjigjet qe vleresoj se duhet tia jap komisionit dhe qe nuk prekin dinjitetin tim.

Kurse per sa i perket pyetjes se dyte une do te thosha se Kushtetuta ka nje perkufizim disi te pergjithshem lidhur me kapacitetet qe duhet te permbushe nje kandidat per anetar i Gjykates Kushtetuese nderkohe qe thuajse nuk ka asgje lidhur me anetarin e Gjykates se Larte. Per sa i perket anetarit te Gjykates Kushtetuese kerkon nje integritet te larte moral dhe profesional dhe nje funksionim te tij si jurist i shquar perdor termin gjykata me jo me pak se 15 vjet ne karriere. Ne keto kushte une do te thosha se terma te matshem lidhur me se sa i shquar eshte nje jurist eshte pak subjektive dhe do te mbetej nje vleresim rast pas rasti per secilin qe mund te ishte kandidat. Vetem pasja 15 vjet eksperience profesionale e pashoqeruar me aftesi te vecanta dhe perkushtim te vecante do te thosha qe nuk do te perbente nje kriter te mjaftueshem per tu perzgjedhur si anetar i Gjykates Kushtetuese.

Alibeaj Ne komision kane ardhur edhe pergjigjet e disa institucioneve nje prej te cilave eshte dhe ILDKP i cili ka dhene nje permbledhje te te dhenave tuaja dhe une do te jem shume i kujdesshem. Nuk eshte deklarata juaj autentike por eshte nje permbledhje e te dhenave. Shpresoj te jete i sakte. Me rezulton nga te dhenat shifra te cilat per mendimin tim por besoj dhe te kujtdo qe i sheh do donte te kishte sqarime per te qene dhe ju ne rregull. Po permend me radhe disa nga te dhenat dhe do te doja shpjegime qartesuese. Po permend disa nga te dhenat e ILDKP-se qe sipas mendimit tim nuk hedhin hije dyshimi por kerkojne qartesi. Deklarohet nga ILDKP se ju keni ne pronesi nje apartament banimi me siperfaqe 160 m2 ne Golem Kavaje vlera e se cilit eshte 5 milione leke e vitit 2003. Sipas meje shifra eshte shume e ulet dhe do doja shpjegim.

Me rezulton qe ne daten 4.1.08 juve ju eshte dhuruar nga vellai juaj nje shume te ardhurash 138 880 euro e deklaruar dhe nga ana juaj. Konstatimi eshte qe nuk eshte shume e zakonshme ne Shqiperi qe vellai te dhuroje nje shume kaq te madhe parash. Ceshtja eshte A eshte dhurim ndoshta jo nje dhurim i pasur nga nje shperblim tjeter. Nuk me rezulton keshtu. Dhe ne vazhdim te kesaj me rezulton se me nje pjese te kesaj shume parash ju keni blere dhe keni sot ne zoterim nje siperfaqe banimi ne Tirane per zyra keni thene ju ambient me siperfaqe 167 m2 me vlere 153 100 euro. Ju besoj do keni miresine te sqaroni dhe depozitat bankare ne emer te familjareve tuaj. Ne konkluzion te gjithe kesaj me duken te cuditshme minimalisht jo te dyshimta me duken te paarsyeshme me duken te tilla qe kerkoj prej jush sqarime te detajuara per arsye sepse ka ndodhur ky lloj postimi po e quaj une financiar tek ju apo familjaret tuaj sepse me lejoni te them cdokush i cili konstaton kete situate financiare duke asociuar dhe faktin qe ju keni qene ne nje pozicion teper te larte ne sistemin gjyqesor i perfolur sistemi edhe per historira te korrupsionit kushdo mund te krijonte idene ndoshta te gabuar qe ketu ka nje lloj lidhjeje. Une besoj se kjo eshte nje ceshtje qe meriton detajime nga ana juaj.

Artan Hoxha Une ju falenderoj per pyetjen zoti deputet. Kur kam marre persiper te kandidoj per anetar te Gjykates Kushtetuese une i kam ditur cilesite dhe vetite e mia personale dhe nuk do vija ketu para jush apo para Kuvendit nese une nuk do isha nje njeri qe gezoj realisht pa lejuar askend te me fyeje integritet moral dhe profesional. Artan Hoxha megjithese eshte 50 vjec jeton me prinderit edhe sot. Dhe e gjithe pasuria e familjes sime eshte nje kontribut i familjes prej shume vitesh ku kete kontribut e kam dhene une prinderit bashkeshortja ime por njekohesisht e ka dhene dhe vellai im qe ka detyrim ne familjen e tij. Ju duhet ta dini nese nuk e keni atje nuk jeton ne Shqiperi. Vellai im eshte nje emigrant prej gati 20 vitesh i cili sot jeton ne Meksike eshte nje biznesmen shume i suksesshem atje ku punon. Ka 3 kompanite e tij. Merret me tregtimin e pajisjeve laboratorike dhe eshte shume e thjeshte per tu verifikuar ne internet nese une do tju jepja adresen se cfare perfaqesojne kompanite e tij dhe kush eshte ai. Keshtu qe detyrimet qe vellai ka ndaj familjes nuk i ka reflektuar vetem me shumen e 188 880 eurove. Ka edhe me perpara qe jane 95 mije dollare qe jane disa vite perpara. Vellai im keto nuk i ka derguar ne rruge informale por jane te gjitha transferta bankare dhe ne deklarimin e pasurise sime ne ILDKP une kam depozituar edhe transfertat bankare qe vellai im ka kryer ne favor te familjes jo vetem ne favorin tim dhe se i gjithe ky kontribut eshte pjese e pasurise e cila nuk eshte imja por e familjes sime ku edhe vellai im akoma eshte bashkepronar per disa nga pasurite qe ka familja. Po themi fjalen pasuri sikur eshte gje shume e madhe por them se nuk jane te tilla duke pasur parasysh mundesite qe kam une. Edhe sot vellai im mund te me dergoje para por une sot nuk kam nevoje. Ato tregojne nga ana tjeter nevojen qe une kam pasur dhe familja ime ka pasur per mbarevajtjen e veprimtarise sone te perditshme sepse une nuk kam qene ne gjendje megjithese kam punuar 27 vjet ne sfera te larta me pagese te larte dhe prinderit e mi intelektuale qe kane punuar per shume vite prape nuk kemi qene ne gjendje qe vetem me te ardhurat tona te realizonim ato pasuri qe ne kemi deklaruar ne ILDKP. Me sa di une pasuria ime eshte verifikuar nga ILDKP 2-3 here dhe une di se me jane kerkuar edhe shpjegime di qe nuk ka pasur pretendime per abuzime kane rakorduar pasurite e mia me te ardhurat qe kam. Per korrektese doja te thosha se nuk jane 149 mije por jane 240 mije euro transfertat bankare lehtesisht te verifikueshme qe vellai im Gent Hoxha ka derguar ne favor te familjes.

Eduard Halimi Nga informacioni qe ju na keni percjelle rezulton se keni qene prokuror nga lsquo83 deri ne lsquo93. Pyetja ime qe do doja ta degjoja dhe ne komision se e cmojme jashtezakonisht a keni marre gjate kesaj kohe si prokuror keni pasur ne hetim ceshtje te karakterit politik

Artan Hoxha Lidhur me pyetjen e pare une kam punuar prokuror nga fundi i vitit lsquo84 deri ne fillim te vitit 91 kur une kam filluar pune ne Ministrine e Drejtesise. Ne gjithe periudhen qe kam punuar si prokuror kam qene prokuror ne sektorin e Kontrollit te Pergjithshem. Sipas ligjit te kohes prokuroria ndahej ne tre sektore kontrolli i pergjithshem hetimet dhe sektori gjyqesor. Kjo ndarje e sektoreve te percaktonte edhe ate fushen e veprimit. Prokuroria ne ate kohe nuk ka qene ne poziten ligjore dhe procedurale qe ka sot. Atehere prokurori nuk kishte hetim. Nuk ishte subjekt i procedimit penal ne sensin e perfaqesimit te akuzes ne gjyq qe ka sot por ka qene nje verifikues i zbatimit te ligjit nga te gjitha institucionet perfshire dhe gjykaten aq sa prokurori nuk ishte as pale ne gjyq gjyqi penal mund te behej dhe pa pjesemarrjen e tij. Kontrolli i pergjithshem merrej me probleme qe lidheshin me administrimin e ligjit nga administrata shteterore entet publike personat private te cilet ishin te detyruar te zbatonin ligjin dhe qe kryesisht veprimtaria e ketij sektori merrej me problemet e marredhenieve te punes me problemet e verifikimit te ligjshmerise se akteve problemet e administrimit te prones dhe per ti rene shkurt pergjigjes une nuk kam asnje pjesemarrje ne gjykime politike apo ne hetime te ceshtjeve te quajtura politike. Vete sfera e veprimtarise sime nuk ma lejonte nje gje te tille.

Vasilika Hysi Une kam nje pyetje lidhur me pervojen e Hoxhes ne Gjykaten e Larte. Gjykata e Larte kohet e fundit ka dhene shume vendime unifikuese te cilat kane qene me rendesi ne praktiken e saj dhe te gjykatave te tjera. Pyetja ka te beje me cilesine e ketyre vendimeve. Si mendoni ju cfare duhet te permiresohet per shume nga ceshtjet qe kane mbetur ende pa zgjidhje ose qe kerkojne nje zgjidhje me te drejte ne respektim te lirive te qytetareve

Artan Hoxha Juridiksioni unifikues i Gjykates se Larte duke anashkaluar ate qe ka qene ne legjislacion e meparshem eshte nje funksion relativisht i ri. Une mund tju them qe ne vitin lsquo99 kur ne kemi vajtur ne GJL GJL ne ate kohe ka pasur vetem 3 vendime unifikuese te cilat kane qene te nje karakteri skematik mund ta them me plot gojen te shkurtra dhe une them qe nga viti 2000 e deri tani GJL ka nje permiresim te dukshem ne vendimmarrjen e saj unifikuese GJL ka ngritur jo vetem numrin e vendimeve qe unifikon por ka arritur edhe cilesine e trajtimit te ceshtjeve ne unifikim me praktiken gjyqesore. Sot ne flasim per dhjetera vendime te GJL qe kane unifikuar praktiken gjyqesore te cilat per mendimin tim jane edhe juridiksioni me i rendesishem qe Kushtetuta i ka dhene GJL nepermjet unifikimit te praktikes gjyqesore GJL unifikon ben nje i jep disa korniza te cilat jane te detyruara per te gjithe sistemin gjyqesor por edhe pertej sistemit gjyqesor dhe ne keto kushte ato ndikojne dukshem si ne rritjen profesionale rritjen e cilesise se vendimeve dhe ne luften e antikorrupsionit dhe vendimeve me njeanshmeri te gjykatave por te cilat kane korniza qe nuk i kalojne. Kjo veprimtari nuk eshte ne maksimumin e saj. Une them GJL ne permiresimin e praktikes se saj do te kishte orientimin pak me teper sesa deri me tani. Gjykata Kushtetuese e perdor me shume kete jurisprudence sesa GJL. GJL sikur ka nje lloj terheqjeje ndaj kesaj jurisprudence por ne trajtimin e ceshtjeve i referohet asaj por jo duke thene se edhe cilat jane mendimet qe ajo u referohet konkretisht. Do te thosha se rritja e numrit dhe rritja e cilesise do te ndikonte shume ne veprimtarine e tij.

Viktor Gumi Ju keni qene anetar i Gjykates se Larte kur mes kesaj gjykate dhe asaj Kushtetuese u zhvillua nje duel i forte mes juridiksionit te ketyre dy gjykatave. Cili eshte kendveshtrimi juaj per kete juridiksion Ligji per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese a eshte teresisht ne aksin kushtetues dhe a ka nevoje te rishikohet

Artan Hoxha Eumlshte e vertete se ka pasur nje krize mes Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese lidhur me nje vendim unifikues te Gjykates se Larte i cili unifikoi praktiken gjyqesore duke iu referuar dispozitave te Kodit te Procedures Penale per sa i perket gjykimit te te pandehurit ne mungese. Gjykata e Larte tha se i pandehuri ne mungese perfaqesohet nga mbrojtesi i tij por mbrojtesi i tij nuk ka te drejte te ankimoje vendimin ne gjykatat me te larta nese ai nuk ka nje autorizim te posacem nga klienti i vet ne mungese. Kete qe e tha Gjykata e Larte ne ate moment ishte nje shqetesim i madh sepse sistemi yne i procedimit njeh gjykimin ne mungese shume vende te tjera nuk e njohin nje procedure te tille. Atehere per te mbrojtur te drejtat e individit ne proces dhe per ti dhene atij mundesine qe i jep ligji per tu rivendosur ne afat per te drejten e ankimimit ne qofte se ai provon se nuk ka dijeni per procedimin ndaj tij Gjykata e Larte per ta mbrojtur kete individ ne mungese dhe per ta sanksionuar edhe nga pikepamja ligjore dha kete vendim unifikues. Gjykata Kushtetuese dha nje vendim i cili per ne te Gjykates se Larte tejkaloi fuqine e interpretimit qe ajo ka sipas Kushtetutes. Gjykata Kushtetuese e konsideroi vendimin e Gjykates se Larte si ne kundershtim me Kushtetuten si mohim i te drejtave te te pandehurit ne proces dhe tha se mbrojtesi i tij i zgjedhur nga familjaret e tij ose i caktuar kryesisht vetem per shkak te faktit se eshte pjesemarres ne proces edhe pse i pandehuri eshte ne mungese ka te drejten qe te ndjeke te gjitha hallkat e gjykimit edhe pa autorizimin e te pandehurit. Gjykata e Larte rikonfirmoi edhe nje here kete vendim te saj duke treguar se Gjykata Kushtetuese e kishte gabim. Atehere Gjykata Kushtetuese nxori nje vendim te dyte duke rikonfirmuar qendrimin e saj dhe Gjykata e Larte duke pasur detyrimin kushtetues per te zbatuar vendimet e Gjykates Kushtetuese e pranoi kete vendim. Megjithate me tej ligjvenesi nderhyri dhe rregulloi dispoziten duke percaktuar ate qe kishte kembengulur Gjykata e Larte. Gjykata Kushtetuese mori nje vendim te trete dhe tha se kjo dispozite binte ne kundershtim me Kushtetuten. Nga qershori i ketij viti Gjykata Kushtetuese ne menyre jo te drejtperdrejte ka marre nje vendim ku thote se mbrojtesit nuk kane te drejte te paraqesin ankim per personat ne mungese.

Alibeaj Ne vitet lsquo99-lsquo08 keni qene anetar i Gjykates se Larte. Jo vetem kaq por keni mbajtur edhe funksionin e kryetarit te Komisionit te Ceshtjeve te Ligjeve ne Konferencen Gjyqesore. Me pas kryetar i Komisionit per Marredheniet me Pushtetet e Tjera. Keni qene dhe anetar i Komisionit per Reformen Ligjore ne Drejtesi. Keni qene nje nga njerezit e fuqishem te sistemit gjyqesor. Gjate kohes si anetar i kolegjeve Konferences Gjyqesore dhe Gjykates se Larte cili ka qene kontributi juaj ne ndryshimin e gjendjes te sistemit gjyqesor Sa i matshem dhe i prekshem ka qene ky kontribut

Artan Hoxha Une kontributin nuk e kam nisur ne vitin 99 por shume me heret. Kam marre pjese ne reformen ligjore qe nga qelizat e saj lsquo91 e ne vazhdim me ligjet e asaj kodet etj. Mendoj se ky vleresim me coi ne lsquo99 edhe ne Gjykaten e Larte. Ne Gjykaten e Larte kontributin e kam dhene ne trupen gjykuese si anetar kam qene anetar i Kolegjit Penal dhe 3 vite anetar i Kolegjit Civil ku per nje vit kam qene edhe kryetar. Jam munduar me te gjitha mundesite e mia qe cilesia e vendimmarrjes te jete sa me e larte dhe te pershkoje te te tjeret ate pamje qe pushteti gjyqesor duhet tu jape dhe te krijoje besim ne kete pushtet. Dhe kontribut te vecante me teper se ne kolegje une e kam dhene me nje numer jo te vogel vendimesh unifikuese te cilat ne njefare menyre eshte pune e te gjithe gjyqtareve por relatori eshte ai qe ka pergjegjesine primare dhe me opinionet e mia lidhur me vendimmarrjen e gjykates. Nuk e kam lene kete kontribut vetem si anetar i Gjykates se Larte. Konferenca Gjyqesore me ka dhene dy atribute te rendesishme atributin e kryetarit te Komisionit te Ceshtjeve Ligjore dhe te Komisionit te Marredhenieve me Pushtetet te Tjera dhe atributin e anetarit te Bordit te Administrimit te Buxhetit te cilat une jam munduar ti kryej ne ate nivel qe mendoj se ka qene me i miri ne mundesite e mia. Si kryetar i Komisionit per Marredheniet me Pushtetet e Tjera shoh se disa nga ju keni qene ministra Drejtesie dhe disa nga ju kane qene persona qe kane pasur raporte me Konferencen Gjyqesore nen autoritetin e ministrit ku Konferenca Gjyqesore ka cuar ne menyre te vazhdueshme opinionet e saj lidhur me gjithe procesin ligjvenes te atyre viteve duke sjelle ne vemendjen e pushtetit ekzekutiv mendimet qe konferenca ka pasur lidhur me kete proces reformues. Vleresoj se gjithe kjo periudhe ka qene pergjithesisht e frytshme. Nje pjese e opinioneve gjyqesore jane pranuar ose jane kundershtuar me argumente nga perfaqesuesit e pushtetit ekzekutiv. Si nje nga anetaret e Konferences Gjyqesore une kam punuar per hartimin e te gjitha rregullave bashke me te tjere rregullave statusore qe Konferenca Gjyqesore ka pasur per funksionimin e saj te cilat kane pasur te bejne me statutin rregulloren kodin e etikes se gjyqtarit te cilat jane pjese e kontributit te perbashket me anetare te tjere te Konferences Gjyqesore por une me ngarkese me te madhe se kryesoja komisionin qe merrej me kete veprimtari.

Alibeaj Jeni ju per heqjen e imunitetit te gjyqtareve po ose jo

Artan Hoxha Mendimi im i hershem edhe i sotem eshte qe imuniteti eshte nje menyre per tu fshehur pas pergjegjesise jo vetem per gjyqtaret por per te gjithe. Une jam per heqje ose minimizim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›