E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon regjistrimi i ndermarrjeve

Te gjitha ndermarrjet ekonomike jobujqesore ne vend ne fund te nentorit do te jene te regjistruara ne nje database e cila do ti sherbeje qeverise per ndermarrjen e politikave me efektive. Kjo do ti sherbeje sidomos Institutit te Statistikave per te prodhuar statistika sa me reale. Gjate nje workshopi diten e djeshme kjo nisme u pershendet nga kryetari i Komisionit Qendror te Regjistrimit njekohesisht dhe minister i Inovacionit Genc Pollo. Ai e cilesoi kete regjistrim si shume te rendesishem per Shqiperine dhe si nje rekomandim i BE-se qe duhet permbushur. Kurse drejtoresha e INSTAT-it Ines Nurja e ka cilesuar kete regjistrim si nje nga nismat me te rendesishme te institucionit qe ajo drejton. Regjistrimi i ndermarrjeve ekonomike jobujqesore do te zhvillohet pergjate gjithe muajit nentor. Te dhenat paraprake do te mund te publikohen ne maj te vitit te ardhshem kurse publikimi perfundimtar ne dhjetor 2011.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›