Mamograf per spitalin e Elbasanit
Investimeve te medha qe po realizohen ne qytetin e Elbasanit kryesisht ne fushen e shendetesise do ti shtohet edhe instalimi i skanerit nga me modernet si edhe aparati momografik. Keshtu ka deklaruar ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate nje vizite ne qytetin e Elbasanit ku edhe ka inspektuar punimet thuajse ne perfundim te spitalit te ri kirurgjik. Sipas tij spitali i ri kirurgjik punimet e te cilit po ecin me ritme te shpejta do ti jape zgjidhje problemit 20-vjecar dhe mungesave me te renda qe ka pasur ky spital. Duke u ndalur tek nje sere investimesh te tjera ne fushen e shendetesise ne qytetin e Elbasanit Vasili shtoi se se bashku me keto investime te medha qe po behen ne kete qytet per pak jave do te instalohet edhe skaneri nga me modernet aparati i ri monografik. Sipas Vasilit Elbasani me infrastrukture dhe teknologji te re mjekesore ne njeren ane dhe edukim ne vazhdim behet nje nder qytetet model persa i perket fushes se shendetesise.