Fillon gara për Eurosong

Festivali i 51-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ka filluar sonte ne ish Pallatin e Kongreseve ne Tirane.
Këtë vit, 26 është numri i këngëve që konkurrojnë dhe të gjitha do të interpretohen "drejtpërdrejt" përgjatë tre netëve.
Edicioni i sivjetshëm mbahet në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor, me prezantim të Enkel Demit e Floriana Garos.
Në listën e 26 pjesëmarrësve të përzgjedhur, janë emra si: Bojken Lako, Dr. Flori, Merland Kademi, Anjeza Shahini, Rosela Gjylbegu, Vesa Luma, Kejsi Tola, Flaka Krelani etj.
Një vit më parë, Rona Nishliu me këngën "Suus", u pozicionua e pesta në renditjen përfundimtare në "Eurosong", ndaj synohet të arrihet niveli i vitit të kaluar. /Indeksonline/