Tuna pret propozime

Me afrimin e festave të fundvitit, këngëtarët shqiptar janë të angazhuar shumë në programet festive.
Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu, e cila këtë vit ka edhe rolin e anëtares së jurisë në "X Factor Albania", është në përgaditje të performancës së saj në mbrëmjen festive të këtij emisioni televiziv.
Për këtë, ajo ka vendosur të këshillohet me fansat e saj dhe të merr propozime nga ta.
"Shkruani propozimet tuaja për një këngë të huaj festive, të cilën do të donit ta interpretoj në edicionin festiv të X Factor'', ka shkruar Tuna në rrjetet sociale, kërkesë kjo që është përcjellë me dhjetëra propozime nga fansat. /Indeksonline/