Fillon gjyqi ndaj Berluskonit

Sot u rihap gjyqi i pare ndaj kryeministrit italian Silvio Berlusconi pasi Gjykata e Larte e Italise i hoqi imunitetin.
Seanca e sotme perqendrohet tek akuzat per mashtrime me taksat ne blerjen e te drejtes se autoresise te Televizionit per filmat amerikane permes kompanive jashte vendit qe bejne pjese ne perandorine mediatike Mediaset te zotit Berluskoni.
Kryeministri italian i ka mohuar akuzat dhe nuk u paraqit ne gjyq i cili eshte i pari ndaj tij. Ai eshte perfshire ne nje gjyq te dyte ne prill nen akuzat se ka paguar per te patur marredhenie seksuale me nje vajze minorene kercimtare ne klube nate dhe per perpjekjet per ta fshehur kete fakt.
Ndaj kryeministrit italian jane ngritur edhe akuza per korrupsion si dhe nje tjeter rast qe ka te beje me gjyqin ndaj Mediasetit.