Ndryshime ne kabinetin francez

Kryeministri francez Fransua Fijo i mbrojti sot ndryshimet ne kabinetit qeveritar duke thene se ish-Ministrja e Jashtme Mishele Eliot-Mari u zevendesua sepse po demtonte imazhin e Frances ne gjithe boten. Eliot-Mari ishte kritikuar ashper per menyren sesi e kishte koordinuar pergjigjen e Frances ndaj kryengritjes ne Tunizi nje ish-koloni franceze.
Ajo gjithashtu mendohej se kishte lidhje me biznesmene te lidhur me udheheqesin e rrezuar te Tunizise Zine el Abidine Ben Ali. Ajo u shkarkua dje pasi kishte vetem tre muaj ne detyre. Zonja Eliot-Mari po zevendesohet nga ish-Ministri i Mbrojtjes Alen Zhupe. Ministri i ri i Mbrojtjes eshte Zherar Longe nje senator konservator.
Nje ndryshim tjeter ne qeverine franceze eshte heqja nga detyra e Ministrit te Mbrojtjes Brajs Hortefe qe po zevendesohet nga Klod Guo Sekretari i Pergjithshem i Presidentit Nikola Sarkozi.