E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Sulmet me raketa ruse shkaktojnë ndërprerjen emergjente të energjisë elektrike

Ukraina po kalon drejt një ndërprerje emergjente të rrymës elektrike për të stabilizuar rrjetin e saj të energjisë, pas sulmeve me raketa ruse të së hënës, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai tha se shumë rajone u prekën dhe autoritetet lokale paralajmëruan se rreth gjysma e rajonit të Kievit do të mbetet pa energji elektrike në ditët në vijim. Gjatë natës, më shumë raketa goditën infrastrukturën kritike dhe shtëpitë e banimit pranë qytetit jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët rajonalë, teksa nuk raportohet për viktima.

Në Ukrainë temperaturat kanë rënë nën zero në shumë rajone, dhe miliona njerëz janë pa energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm. Ekziston frika se një numër njerëzish mund të vdesin nga hipotermia./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›