E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Organizata Trump shpallet fajtore për skemën e shmangies nga taksat

Kompania e Donald Trump u dënua sot për mashtrim tatimor, pas një çështje të ngritur nga Prokurori i Qarkut Manhattan, lidhur me praktikat financiare në biznesin e ish-presidentit.

Juria shpalli fajtor dy entitete korporative në Organizatën Trump, për 17 akuzat e ngritura, duke përfshirë edhe akuzat për konspiracion dhe falsifikim të të dhënave të biznesit.

Vendimi erdhi në ditën e dytë të diskutimeve, pas një gjyqi në të cilin Organizata Trump u akuzua si bashkëpunëtore në një skemë për të shmangur pagimin e taksave mbi të ardhurat personale për përfitimet në punë si apartamente pa qira dhe makina luksoze.

Dënimi vërtetoi akuzat e prokurorëvë të Nju Jorkut, të cilët shpenzuar tre vjet duke hetuar ish-presidentin dhe bizneset e tij. Gjithësesi, dënimet nuk pritet të jenë aq të rënda sa të rrezikojnë të ardhmen e kompanisë së Trump.

Si ndëshkim, Organizata Trump mund të gjobitet deri në 1.6 milion dollarë, një shumë relativisht e vogël për një kompani të madhe siç është ajo.

Trump, i cili kohët e fundit njoftoi se do të kandidonte sërish për president, ka thënë se çështja kundër kompanisë së tij ishte pjesë e një “gjuetie shtrigash”, e motivuar politikisht nga demokratët. 

Vetë Trump nuk ishte në gjyq, por prokurorët pretenduan se ai “e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte” me skemën, ndonëse ai dhe avokatët e kompanisë e kanë mohuar këtë.

Çështja kundër kompanisë u ndërtua kryesisht rreth dëshmisë së ish-shefit të financës së Organizatës Trump, Allen Weisselberg, i cili më parë u deklarua fajtor për akuzat se manipulonte librat e kompanisë dhe paketën e tij të kompensimit, për të ulur në mënyrë të paligjshme taksat e tij.

Weisselberg dëshmoi në këmbim të një dënimi me 5 muaj burg. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›