Gjatë berëzës së punësimit, janë punësuar 758 persona

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka prezantuar rezultatet e punësimit. Sipas drejtuesve të saj, numri i të punësuarve gjatë berëzës së sivjetme ka arritur në 758 persona, pa u përfshirë edhe punëkërkuesit që kanë aplikuar në Kompaninë “Bechtel & Enka”.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, të hënën gjatë një konference për media, ka folur rreth të arriturave që ka pasur Aleanca me punësimin e të rinjve gjatë ditëve sa ka qenë e hapur berëza e punësimit, ku sipas tij në pesë komuna të Kosovës janë punësuar 758 punëkërkues.
“Gjithsejtë totali në berëzën e punësimit “Kosova 2010”, kanë marrë pjesë 195 kompani, janë 5972 aplikacione, 1258 vende të lira të punës, 219 të punësuar drejtpërsëdrejti, 539 të punësuar përmes trajnim, 255 janë regjistruar nëpër zyre të punësimit, 667 gjithsejtë janë këshilluar, numri total i të punësuarve është 758. Këtu nuk është e përfshirë kompania më e fuqishme ndërkombëtare “Bechtel & Enka”, ku në këtë kompani në Prizren kanë aplikuar 827 punëkërkues, në Prishtinë 368 punëkërkues, gjithsejtë vetëm në berzën e punësimit 1198 punëkërkues, në Prizren kjo kompani ka deklaruar 600 vende të lira të punës, inxhinier të profileve të ndryshme me numër të pakufizuar”, ka thënë Shahini.
Ndërkaq në anën tjetër edhe Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke përgëzuar AKB-në për të gjitha që ka bërë deri më tani, ka thënë se numri i publikuar për të punësuarit gjatë berëzës së punësimit për vitin 2010 është një rezultat shumë i fuqishëm.
“Përgëzoj AKB-në për të gjitha që kanë bërë deri më tani, dhe për mua është një rezultat shumë i fuqishëm pasi që kemi të konfirmuar 758 vende të reja të punës dhe plus të gjithë ata që kemi përmendur, do të thotë “Bechtel & Enka”, dhe kompani të tjera do të jenë të angazhuara edhe më tutje, duke krijuar vende të reja ta punës. Kjo është jo vetëm një detyrim, por edhe një ftesë për të gjithë ata qoftë inxhinier për “Bechtel & Enka”, qoftë për punëdhënësit që ta kuptojnë seriozitetin e momentit në Kosovë, dhe në këtë mënyrë edhe ta përkrahin shoqërinë dhe ata të rinj të papunë, të japin një mundësi të re për të gjithë ne”, ka thënë ministri Rashiq.
Me këtë rast gjithashtu për kompanitë pjesëmarrëse janë ndarë edhe mirënjohje dhe falënderime për kontributin e dhënë në Berëzën e Punësimit “Kosova 2010”. /kosovapress/