E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon numërimi i votave në KQZ

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 18:05

(E plotësuar) Fillon numërimi i votave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës në ambjentet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithsej do të numërohen 1973 kuti duke filluar nga njësia bashkiake Nr.1 (KZAZ-ja Nr.45).

Gjatë procesit do të numërohen vetëm fletët e votimit që si përkasin asaj kutie dhe do të vlerësohen vetëm ato.

KQZ me 4 vota pro dhe 2 kundra miratoi paraditen e sotme aktin në bazë me cilin po kryhet hapja e kutive siç urdhëroi Kolegji Zgjedhor.

Arben Ristani kryetar i KQZ-së tha se numërimi do të nisë nga kutitë me numër të vogël për të vazhduar me rend rritës. Sipas aktit janë 8 grupe që do të kryejnë numërimin të cilat në akt quhet “grupe në ndihmë të KQZ”, me nga 2 anëtarë të administratës nga KQZ-ja që do ta kryejnë këtë proçes, puna e të cilëve do të ndiqet nga dy vëzhgues nga PD dhe PS.

KQZ ka hartuar një listë të kutive që do të hapen në bazë të cilës do të zhvillohet ky proces. Nga lista janë hequr 117 kutitë që KQZ tashmë ka hapur.

Në përfundim të çdo kutie përpara tabulimit, këto grupe me zë do të deklarojnë se çfarë kanë gjetur në këto kuti.

Më pas KQZ do të kryejë tabulimin e rezultatit duke shtuar numrin e votave të hedhura në kutitë e gabuara nëse do të gjenden të tilla. (tch)

KQZ miraton aktin, rinumërimi nis në mbrëmje

Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri miratoi me shumicë votash projekt-aktin cili i hap rrugë rinumërimit dhe rivlerësimit të votave të kontestuara në kutitë e pahapura në 368 qendrat e votimit.

Mbledhja e KQZ-së nisi me diskutimin nen për nen të projekt-aktit. Pika 2 ka të bëjë me ngritjen e grupeve të numërimit të fletëve të hedhura gabim në kutitë e gabuara, procesin e hapjes së kutive, numërimit dhe tabulimi i tyre në tabelat e rezultateve.

“Janë rreth 1800 kuti që do të hapen, numërimi i të cilave nuk mund të bëhen vetëm nga 7 anëtarët prandaj është parashikuar ngritja e 8 grupeve të numërimit”, ka thënë Ristani, duke shtuar se rinumërimi do të nisë sot në orën 17.00.

Nga 1940 kuti të procesit zgjedhor për Tiranën janë 1793 kuti që do të hapen për të rinumëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Rinumërimi do të nisë me kutitë e njësisë bashkiake nr. 1 ose KZAZ 45.

Nënkryetarja e KQZ-së, Deshira Subashi kundërshtoi ngritjen e grupeve të numërimit, ndërsa përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike janë pajtuar me ngritjen e grupeve të numërimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›