E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hefner anulon martesën

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 15:45

Themeluesi i revistës “Playboy”, Hugh Hefner, e ka anuluar martesën e caktuar për sot , për shkak se e dashura e tij 25-vjeçare, Crystal Harris, në momentin e fundit ka ndërruar mendje.

Hefner (85) dhe Crystal sot para altarit është dashur t’i thonë “po” njëri-tjetrit në praninë e 300 të ftuarve në vilën Plejboj në Los Anxhelos, por Hefner anuloi ceremoninë e martesës.

“Martesa është anuluar. Kristal ka ndërruar mendjen”, ka shkruar Hefner në profilin e tij në Twitter, ndërsa lajmin për anulimin e martesës i pari e ka bërë të ditur portali TMZ, sipas të cilit gjithë kësaj i ka paraprirë një “grindje e ashpër”.

Tabloidi shkruan se Hefner dhe Harris janë grindur përmes telefonit, kurse pas kësaj Harris është larguar nga vila Plejboj.

Hefner ishte fejuar me Harrisin për Krishtlindje, kurse përmes Twitter-it njoftoi publikun se ajo kishte pranuar të martohej me të.

Martesa ishte caktuar për 18 qershor dhe ishte planifikuar që ceremonia martesore të emitohej në korrik, në kanalin “Lifetime”.

Hefner deri më tash është martuar dy herë. Nga gruaja e dytë Kimberli Konrad është ndarë vitin e kaluar, derisa me gruan e parë Mildred Uilliams ishte ndarë në vitin 1959. Nga të dyja këto martesa Hefner ka nga dy fëmijë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›