E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj, dorëlirë me Jordaninë

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 22:05

Mediat në Jordani i kanë bërë jehonë vizitës atje të Ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

E kryetitulli ka të bëjë me gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar Jordaninë.
“Ministri i Jashtëm kosovar ka thënë se shteti i tij është i gatshëm të ofrojë bursa për studentët jordanezë për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve”, raportojnë Jordan Times dhe Petra News Agency.

Përkushtimin Ministri Hoxhaj e ka bërë në takimin me Ministrin e Arsimit të Jordanisë, Wajih Owais.

Jordania është një prej vendeve më të zhvilluara arabe me një popullatë me përgatitje edukative të lartë. Renditet në vendin e parë në botën arabe për sistemin e edukimit dhe qeveria investon në arsim 24 % të buxhetit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›