E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon pretenca per Gerdecin


Filloi sot në Gjykatën e Tiranës dhe po vazhdon ende, dhënia e pretencës nga ana e Prokurorisë për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit.

Për 29 të akuzuarit e kesaj ceshtjeje, prokurori po lexon nje per nje te gjitha akuzat dhe tere kronologjine e ngjarjes, bazuar ne deshmite e marra gjate hetimit dhe faktet e dokumentet e poseduara. Konkluzionet e prokurorise permblidhen ne te pakten 500 faqe dhe do te duhen disa dite qe ajo te perfundoje, per te mesuar edhe masat e denimit qe do te kerkohen per secilin.

Prokurori Altin Dumani deklaroi se iniciues i ketij biznesi, qe solli e tragjedine ne Gerdec eshte ish-drejtori i kompanise se importit te armeve 'MEICO', Ylli Pinari dhe bashkepunetori i tij, pronari i kompanise Albademil, e cila bente edhe demontimin e municioneve.

Sipas prokurorise ishte pikerisht Pinari qe ideoi kete biznes, ai kontaktoi tregtarin e armeve Patrik Hennri dhe i prezantoi atij si pale ne Shqiperi Mihal Delijorgjin. Prokurori shpjegoi me pas makinizmin, tashme te bere publik se si u ngrit Gerdeci, regjitrimin e Albademil ne Gjykate e Qendren Kombetare te Regjistrimit dhe hapat ligjore qe u moren per t'i hapur rruge biznesit te demontimit te municioneve te teperta.

Prokurori, ndersa lexoi akuzat me te cilat jane sjelle ne gjykate te pandehurit, deklaroi se Ylli Pirani, drejtor i MEICO-s, Mihal Delijorgji, pronar i kompanise Albademil, Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeci, drejtues te fabrikes e demontimit, akuzohen per vrasje ne rrethana cilesuese, ne bashkepunim ne dem te 26 personave. Nje akuze kjo, qe mund t'u kushtoje te pandehurve edhe denimin maksimal qe parashikon ligji shqiptar.

Prokuroria eshte duke vazhduar me leximin e pretences, e cila sipas prokuroreve do te marre kohe, ndoshta deri ne fundjave, kur do te artikulohen edhe kerkesat per masen e denimit per secilin.     

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Një javë e mbushur me vrasje
Java që sapo kaloi tronditi edhe njëherë opinionin publik në vend për një sërë krimesh të renda, duke lënë të kuptohet që rendi cënohet shpesh nga valë sporadike dhune, pavarësisht se shumë pak prej ngjarjeve kanë qenë me paramendim. Sarandë, ndalet trafikimi i drogës
Policia e Sarandës ka sekuestruar 69 kilogram drogë të llojit kanabis sativa në afërsi të fshatit Xarrë. Historia e një krimi shtetëror
Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar të vlefshëm mandatin e arrestimit lëshuar nga gjykata e krimeve të rënda për Ilir Kumbaron nuk është gjë tjetër veçse një zhbllokim i procedurave të ekstradimit në Londër. Zjarr pranë depozitave të karburantit
Një saldim i kryer fare pranë depozitave të naftës dhe depozitave të gazit mes fshatit Kashar dhe Domje për pak ka shkaktuar një katastrofë, e cila fatmirësisht nuk ndodhi falë ndërhyrjes së menjëhershme të dhjetëra forcave zjarrfiksëse dhe policisë. Vritet me sende të forta 65-vjecari
Një 65-vjecar ka gjetur vdekjen në Mallakastër pasi është goditur disa herë me mjete të forta në kokë.

Lajmet kryesore

Bllokohet anija me armë
Mjeti lundrues me destinacion Irakun
PS, kërkesë Topallit: Masa për Berishën
Sequi: Preferoj gjuhën e BE-së
Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›