E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varferia ne Kosove - vetem pasoje e gjendjes se trasheguar

Zyhra Beqiri 92 vjecare eshte vetem nje rrefim i hidhur per varferine gjithnje ne rritje ne Kosove. Jeta e saj zhvillohet brenda nje kasolleje me nje dhome dhe nje banje daljen jashte se ciles tashme ja veshtireson humbja e shikimit dhe ecja here me bastun e me teper zvarre.

Dal me shtage per gjynah...Paj nmujsha me dal po dal-smujta po flej ngjume

Plaka njeqindvjecare ska familje as prone. Fati i saj prej rreth 30 vjetesh varet vetem nga meshira e fqinjve vullnetmire. Vetem prej korrikut te ketij viti ka fituar ajo te drejten e kujdestarise ndersa perkujdesje shendetesore nuk e gezon ende. Por si mbijeton nje plake e vetmuar me vetem 45 euro pension pleqerie

Qysh ka bo Zoti emer tlumte na per to Vallahi po mjapin shoket Zoti i rujt jarabi. Po vallahi mjapin cka po hane per veti Qeshtu

Me shume angazhim per te harruarit e shoqerise

Viti 2011 dhe ne Kosove papunesia dhe varferia jane ne nivel shume te larte. Sipas Entit te Statisikave te Kosoves ne gjashtemujorin e pare te ketij viti paga mesatare ishte 374 euro qe do te thote as te punesuarit nuk e kane me lehte. Nora Sahatciu koordinatore prane Zyres se Koordinimit te Agjencive te Kombeve te Bashkuara argumenton

Nese themise nje familje e shfrytezon pjesen me te madhe te pages per te ushqim ajo familje qendron nen linjen e varferise ekstreme. Kemi rreth 45 per qind te rasteve kur neper familje njerezit e punesuar hyjne ne kategorine e familjeve te varfera sepse ata nuk mund ti plotesojne nevojat tjera te familjes pervec nevojave ushqimore. Prandaj sipas shifrave me te fundit me te cilat disponojme perqindja e varferise ende qendron diku rreth 43 per qind. Qe do te thote se ne Kosove nuk ka interesim te mjaftueshem qe te ecin perpara disa prej ceshtjeve te cilat do tiu ndihmonin vertet atyre me te harruarve te shoqerise sone te kene me shume qasje ne punesim ne eudikim ne shendetesise dhe te jene pjese e shoqerise sone thote koordinatorja Sahatciu. Ajo shton se situaten e ben edhe me te rende papunesia e 48 per qind te popullates se afte per pune 70 per qind prej te cileve jane te rinj.

Rreth 35 mije familje jetojne nga asistenca sociale

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Behxhet Gaxhiqi keshilltar i Ministrit per pune dhe Mireqenie Sociale te Kosoves.Sipas Behxhet Gaxhiqit keshilltar i Ministrit per pune dhe Mireqenie Sociale te Kosoves aktualisht jane 34.900 familje me 151.551 anetare te cilet perfitojne nga asistenca sociale.

Mirepo krahasuar me vitin e kaluar kemi nje renie per vete faktin se sezoni i veres ka ndikuar ne mase te madhe ne uljen e numrit te perfituesve te kesaj asistence meqenese ka mundesi punesimi te perkohshem dhe ne momentin qe ata gjejne pune ne baze te projekteve te shumta qe i realizojme ata lirohen nga skema e asisitences sociale.

Hapja e vendeve te punes ndikon direkt ne zbutjen e varferise

Sipas Ministrise se Punes dhe Mireqenies Sociale nje gjendje e tille eshte pasoje e problemeve te grumbulluara gjate 20 viteve te kaluara dhe ekonomise se rrenuar nga lufta. Ne thellimin e varferise po ndikon edhe punesimi i pakte i popullates rreth 70 per qind te se ciles jane nen moshen 35 vjecare. Perpjekjet e Ministrise per Pune dhe Mireqenie Sociale jane te fokusuara ne projektet per hapje vendesh pune te cilat ndikojne drejtperdrejt ne zbutjen e varferise. Strategjia e Punesimit 2010-2012 ka ndikuar dukshem ne hapjen e vendeve te reja te punes thote keshilltari Gaxhiqi anetar i grupit punues per hartimin e kesaj strategjie.

Nga Projekti per Punesim te Qendrueshem i ministrise sone qe po realizohet ne 29 komuna te Kosoves jane 2.300 te punesuar cka ndikon automatikisht ne uljen e shkalles se varferise ne vend.

Dita Nderkombetare kunder Varferise kremtohet edhe ne Kosove

Edhe ne Kosove agjencite e Kombeve te Bashkuara do te shenojne Javen e Varferise me nje sere aktivitetesh te cilat do te fokusohen tek rinia me qellim te fuqizimit te saj dhe perfshirjes ne jeten aktive te shoqerise.

Sepse te rinjte jane agjentet e zhvillimit te metutjeshem te ndryshimit kulturor dhe perfaqesuesit tane ne te ardhmen - thote koordinatorja Sahatciu. Ajo shpjegon se Java kunder Varferise ne Kosove do te filloje me publikimin e dokumentit Perfshirja Sociale - Njerez pas shifrave dhe do te permbyllet me ndarjen e mimit te Varferise per historine me te mire.

Autore Ajete Beqiraj

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›