Fillon procesi ndaj Fatmir Limajt

Ne Prishtine filloi te premten procesi gjyqesor ndaj deputetit te Partise Demokratike te Kosoves Fatmir Limaj dhe nente bashkeluftetareve te tij ish-pjestare te Ushtrise lirimtare te Kosoves. Ne baze te nje aktakuze te ngritur nga misioni EULEX ata akuzohen per krime lufte kunder popullates civile dhe roberve te luftes ne fshatin Klecke. Akuza eshte ngritur nga prokurori i misionit EULEX Mauricio Salostro.
Sipas aktakuzes se misionit EULEX keto vepra besohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit te vitit 1999 kunder civileve serbe dhe shqiptare si dhe kunder pjesetareve te burgosur te ushtrise serbe dhe policeve serbe te mbajtur ne nje qender sic thuhet te improvizuar paraburgimi nga Ushtria lirimtare e Kosoves ne fshatin Klecke.
Para fillimit te procesit gjyqesor per rastin Klecka avokati i deputetit Limaj Tahir Rrecaj tha per mediat lokale ne Kosove se nga trupi gjykues do te kerkoje shtyrjen e procesit deri ne janar te vitit 2012 per faktin qe sipas tij mbrojtja ende nuk ka arritur te marre autopsine lidhur me rrethanat dhe arsyet e vdekjes se deshmitarit kryesor ne kete proces.
Deshmitari kryesore ne kete proces parashihej te ishte Agim Zogaj nje bashkeluftetar i zotit Limaj i cili u gjet i vdekur ne qytetin Duisburg te Gjermanise me 28 shtator te ketij viti. Agim Zogaj i cili njihej si deshmitari X ishte ne programin e mbrojtjes se deshmitareve te misionit EULEX.
Deputeti i Partise Demokratike te Kosoves Fatmir Limaj qe nga 20 shtatori i ketij viti nuk e gezon me imunitetin e deputetit me nje vendim te Gjykates Kushtetuese ndersa tash e nje muaj ai ishte ne arrest shtepie.
Zoti Limaj ne vitin 2005 u perball me akuza per krime lufte ne Kosove edhe nga Tribunali i Hages mirepo ai u shpall i pafajshem.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama