E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveri kalimtare ne Greqi - Me mandat dhe veper te kufizuar dhe konkrete

Zaret u hodhen me ne fund per kreun e kabinetit te bashkepunimit qe do te qeverise Greqine per 100 ditet e ardhshme do te miratoje dhe garantoje marreveshjen e 26-tetorit do te marre parate e ndihmes se troikes prej 8 miliarde eurosh per arkat bosh te vendit dhe do ta coje ne zgjedhjet e parakohshme. Kryeministri i saj eshte Llukas Papadhimos pas marreveshjes se arritur sot midis krereve partiake te pozites socialiste Papandreu dhe asaj konservatore Samaras por edhe te kreut nacionalist Jorgos Karaxhaferis qe i dha fund edhe krizes politike disaditore.

Greqia ndodhet ne nje udhekryq kritik vendimet qe do te merren persa i perket rrugetimit te saj dhe politikat qe do te zbatohen do te jene te nje rendesie vendimtare per mireqenien e popullit grek - tha ne deklaraten e tij te pare kryeministri grek Llukas Papadhimos i cili u shfaq i vendosur por edhe optimist per zgjidhjen e problemeve te veshtira brenda zones se euros si garanci e stabilitetit monetar dhe zhvillimit te ekonomise. Ai percaktoi si prioritet baze te kabinetit te tij zbatimin e vendimeve te samitit te Eurozones te 26 tetorit.

Papadhimos figura qe i duhej Greqise

Bildunterschrift Konsensus i arritur pas shume 72 ore negociata - Papandreu ne takim me presidentin Papulias U deshen 72 ore dhe te vihet ne sprove vete sistemi politik qe kreret partiake te kolaudojne qendrimet e tyre dhe te vihet ne krye te qeverise ne fazen me kritike te vendit jo nje figure politike por nje teknokrat me karriere te suksesshme brenda dhe jashte Greqise. Ajo cka duhej ishte nje figure qe do te  mund te fliste me Bashkimin Evropian te zoteroje ceshtjet ekonomike dhe te kete autoritetin e duhur per te perfaqesuear vendin - i thote Deutsche Welle-s analisti Dhimitris Ciodras duke theksuar se zoti Papadhimos i ka te gjitha  keto karakteristika dhe premisa.

Figure konsensuale por jo plotesisht

Por kryeministri i ri sic veren analisti grek deri tani eshte provuar ne poste te ndryshme por jo ne poste qeveritare qe eshte nje bast tjeter. Le te mos genjehemi pertej klimes se euforise dhe aspiratave qe shoqerojne cdo ndryshim situata eshte tejet e veshtire ceshtjet qe do te menaxhoje jane shume delikate dhe vendi ndodhet ne nje pike kritike - thekson analisti grek per te cilin mbetet te shihet nese Papadhimos misheron edhe premisat jo vetem formale por edhe esenciale.  shte figure konsensuale nga nje pjese e sistemit politik se ka reagime te medha edhe ne mesin e sosialisteve edhe te konservatoreve dhe sigurisht reagime shume me te medha nga e majta qe vlereson se nje bankier nuk eshte njeriu i pershtatshem per te menaxhuar interesat e vendit gje qe do ta beje ne interes te bankave dhe jo te popullit - shton analisti grek

Qeverise i duhet konsensus politik dhe social

Ne nuk do te qendrojme nga jashte duke sabotuar situaten dhe do te presim te rizgjidhemi deputete - tha deputeti socialist Jorgos Harallambopullos duke theksuar se per suksesin e qeverise do te duhet konsensus politik dhe social. Vendi eshte i detyruar te ece perpara me qeveri koalicioni thekson nga ana  e tij analisti tjeter Janis Politis duke iu referuar anketimeve te fundit dhe perqindjeve te uleta qe marrin dy partite e medha te sistemit politik bipartiak grek. Analiste te tjere si Stavros Ligeros shprehen jo vetem skeptike por edhe pesimiste per shkak te mungeses se kultures konsensuale. Megjithate ata e shohin mandatin qeveritar te Papadhimos si pikenisje te ndryshimit te sistemit politik grek qe ketej e tutje nuk do te jete me si me pare.

Betimi i kabinetit qeveritar do te behet te premten ne mesdite. Perberja e tij do  te tregoje nese do te jete nje bashkeqeverisje me figura politike te dy partive te medha apo edhe te partive me te vogla te djathta pasi ato te majta refuzuan. Kryeministri sqaroi se nuk ka vene asnje kusht ndaj asnje lideri politik. Problemet qe duhet te zgjidhe me Troiken ekuilibrat qe duhet te mbaje mandati i kufizuar 100 ditor dhe mungesa e legjitimimit popullor jane faktore qe nuk e bejne aspak te lehte vepren e qeverise se bashkepunimit te Llukas Papadhimos.

Autor Niko Anagnosti / Athine

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›